FOTO/ Gruevski 'provokon' nga azili, pozon me një super-femër

FOTO/ Gruevski 'provokon' nga azili, pozon me një super-femër

16:19, 13/07/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, po shijon ditët e tij të azilit në Hungari.

I dënuar me dy vite burg nga gjykatat e vendit, të arratisurit Gruevski, nuk i pengon fare jeta larg vendlindjes.

Së fundmi, një sërë fotografish të shkrepura nga një event i Odës Ekonomike Italiane në Hungari, tregojnë Gruevskin në formë, të shoqëruar nga figura të njohura hunngareze, madje edhe me njërën nga vajzat që duket se ka marrë vëmendjen e të pranishmëve, shkruan ‘Bota Sot’.

Gruevski siç duket ka filluar të ambientohet dhe përshtatet mirë në jetën publike të shtetit hungarez dhe kjo siç duket i paska bërë mirë, duke e parë nga fotografitë ku vërehet qartë disponimi dhe forma e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco