Kryeprokurori amerikan kërkon bashkëpunim me Ballkanin për luften ndaj krimit

Kryeprokurori amerikan kërkon bashkëpunim me Ballkanin për luften ndaj krimit

08:24, 25/05/2018
A+ Aa A-

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha gjatë një takimi në Zagreb se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të rrisin partneritetin e tyre me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar.

Në një takim të zhvilluar në Zagreb, me zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ai tha se bashkëpunimi ka prodhuar tashmë rezultate të mira, por nevojiten më shumë përpjekje.

"Ne vazhdojmë të përballemi me kërcënime serioze nga terrorizmi, trafikantët e drogës, trafikantët e qenieve njerëzore, kriminelët e organizuar dhe korrupsioni". Ai shton se "kriminelët përdorin kufij për t'u fshehur pas tyre. Nuk mund ta lejojmë që të ndodhë", tha Prokurori, sipas The Associated Press.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco