Mazhoranca përjashton nga Kuvendi, kryetarin e PD-së Lulzim Basha

Mazhoranca përjashton nga Kuvendi, kryetarin e PD-së Lulzim Basha

11:12, 05/10/2017
A+ Aa A-

Kuvendi i drejtuar nga Gramoz Ruçi ka vendosur që të përjashtojë nga seanca kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Ruçi është shprehur se vendimi për përjashtimin e Bashës merret në bazë të nenit 64 të rregullores së Kuvendit.

Deputetët e PD-së me kreun Basha në krye kërkojnë nisjen e debatit për Reformën Zgjedhore, por mazhoranca me forcën e kartonit ka vendosur që këtë debat ta shtyjë për javën tjetër.

Pas këtij vendimi, Basha dhe deputetët e PD-së kanë vendosur që të qëndrojnë në këmbë tek foltorja e parlamentit. Pas dy ndërprerjeve Ruçi tha se po përjashton Bashën nga punimet e Kuvendit.

Edhe pas këtij vendimi opozita nuk është larguar nga foltorja. Kjo ka sjellë edhe ndërprerje e tretë të seancës së Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Militanti05/10/2017 14:25

Z.Eduart, te ju vije turp per rrjeshtat qe ke shkruajtur, ju dhe soji kontribuat ne fitoren e socialisteve, dhe gjithmono jeni marre me PD, duke larguar vemendjen nga problemet qe ka vendi yne, turp, turp !

eduarti05/10/2017 11:38

Per mua eshte dhe kjo nje loje apo fantazi e Rames nga pakti sepse intereson qe te ulet dhe shpergulet vemendja e kritikeve te Bashes duke anashkaluar per balle kerkesave ndaje qeverise keshtu eshte bere kjo farse se gjoja po goditet Basha se po i sillka probleme kesaje maxhrance qe e genjyen me "karamele" ne qeveri para zgjedhjeve

Shto koment

Denonco