Basha i shtrin dorën e pajtimit kundërshtarëve të tij në parti: Ka vend për ju në PD

Basha i shtrin dorën e pajtimit kundërshtarëve të tij në parti: Ka vend për ju në PD

23:01, 14/09/2017
A+ Aa A-

Në fund të intervistës së tij në Opinion, Lulzim Basha ka shprehur një lloj pendimi sa i takon mospërfshirjes së disa prej figurave të njohura të PD-së në listat për deputet si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ritvan Bode, Majlinda Bregu etj.

Basha thotë se ai ka një tolerancë më të madhe ndaj këtyre figurave pavarësisht qëndrimeve të ashpra që ata kanë mbajtur ndaj tij këto kohë, nisur nga fakti që hartimi i listave të 25 Qershorit ishte një vendim i tij personal.

“Unë kam marrë një vendim individual për listat dhe jam i vetëdijshëm. Për këtë arsye është detyra ime të kem një tolerancë më të lartë individuale ndaj atyre që e kanë parë veten jashtë listave. Në këtë proces që po nis do të ketë vend për secilin dhe secilën që të japin kontributin e tyre. Kjo nuk do të varet fare nga humori i tyre në raport me Lulzim Bashën”- u shpreh kryetari i PD-së.

Por nga ana tjetër ai nuk i trembet aspak zërave që thonë se të pakënaqurit në PD, mund të krijojnë një forcë të re politike kur tha: “Që PD-së ti bësh shantazh me përçarje kjo ska funksionuar kurrë. Nuk ka funksionuar me Sali Berishën dhe nuk do të funskionojë as me Bashën kryetar, kjo për shkak të mbështetësve të PD. Vija e kuqje për mua është interesi i PD-së. Nëse cënohet interesi i PD-së apo militantët e PD-së, atëhere është detyra ime për të reaguar në mënyrën më të prerë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

istrioti 201715/09/2017 12:32

Sali berisha e denoi Fatos Nsanon sepse beri nje venddim te Kryesise se KM pa te tjeret. Lista eshte jashte statutore dhe deshmi e faktit qe Lulzimi e quan Partine Demokratike prone te tijen, e per me teper e thote pa turp e pendese kete. Ai eshte uzurpator per kete duhet te flaket nga PD.

Shqiptari15/09/2017 10:28

Per aq kohe sa ta sundosh ti PD-ne, ajo, fatkeqesisht nuk vjen kurre ne pushtet. Me menyren se si u zgjodh Basha kryetar, PD-ja do te shkerrmoqet dita-dites.

Daj Jaku15/09/2017 07:24

Fajtori duhet të kërkojë falje e të bëjë autokritikë dhe jo të bëjë të tillë filma sikur fajin ja patën ata që ai vetë i përjashtoi. Ai duhet të kërkojë që ta pranojnë në PD. Pasi e grabiti me zgjedhje farsë, tani hiqet zemërgjërë dhe fillon të shpërndajë lëmosha nga malli i grabitur, njëlloj si EDrama, bile më keq, kopje e keqe. Sa për dy EDramë, na mjafton e na tepron vetëm një. Luli nuk ka as turp, as cipë, asnjë nocion moral. E djathta nuk mund të jetë kështu.

Meri15/09/2017 03:14

Ky eshte k...

Shto koment

Denonco