Nga Milaim Nela
Halli i Kullurit - Sali Berisha!
Halli i Karabinës - Sali Berisha!
Halli i vëllait të Zoranit - Sali Berisha!
Halli i Arben Lehës Meçes - Sali Berisha!
Halli i Idajet Beqirit - Sali Berisha!
Halli i Ervin Salianjit - Sali Berisha!
Halli i Mikrofonistëve të Gon Llap Qorit - Sali Berisha!
***
Sali! - Jepe Doreheqjen!
Mjaft më!
I vodhe zgjedhjet!
Mjaft vodhe paratë e shqiptarëve me incereratoret!
Mjaft vodhe paratë e shqiptarëve me anijet bangladeshase në Vlorë e për këtë akuzon e shpif sikur këtë vjedhje e bën Edi Rama dhe miqtë e tij të Sorosit!
Shite Portin e Durresit!
Ti je mbrapa këtij projekti...Sali!
Vodhe parate e shqiptareve me incereratoret!
Shpif sikur zgjedhjet i ka vjedhur qeveria por zgjedhjet i ke vjedhur ti ti ti...o Sali!
E bëre Tiranën Beton me paratë e mafias vendase e ndërkombëtare!
Ke 14 vjet qe jo vetëm nuk lejove Lulin të demokratizojë PD-në por shpif përditë kundër Edi Ramës dhe engjujve të Partisë Socialiste sikur ai po qeveris keq e sikur ai ka pushtetin!
Pushtetin e ke ti Sali!
Kot mundohesh të hiqesh si opozitar!
Nuk na e hedh dot!
Ti je pas projektit të Aeroportit të Vlorës!
Ti Sali e shite Sazanin!
Ti Sali e shite Zvërnecin!
Ti i shembe pushimoret e Thethit..ti ti!
Po pse budallenj janë Thethianët që falenderuan Edin qe i visitoi dhe ngushēlloi ata për prishjen dhe rrafshimeve të investimeve që ju bëre ti o Sali!
Ti shpif kur takohesh me ndërkombëtarët e ju thua të huajve që Sekti është në pushtet e gjoja po vjedh Shqipërinë!
Po si nuk ke turp o Sali!?
Po si e le PD-ne pa e e hapur dhe demokratizuar!
Po pse pak halle ka Elisa të mbajë edhe hallin e PDse!?
Jo kështu nuk shkon!
Po si o burrë i dheut na poqe kështu!
Edhe vapën 40 gradë në Tiranë ta kishim borxh!
U bënë 50 e kusur ditë që sheshet janë mbushur plot kundër qeverisjes tënde...o Sali!
Jepe Dorëheqjen... tani!
Lerja partinë Vinit!
Nuk është e drejtë t'i shkojë dëm investimi i leshit!
Ik Sali! Ik...ik!

© SYRI.net