Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me votat e mazhorancës aktin normativ që parashikon financimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë të mbajtur në 11 korrik.
Vendimi u votua gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, e cila u shoqërua me tensione dhe protesta nga qytetarët dhe opozita brenda sallës.
Pavarësisht kundërshtimeve dhe bllokimit të foltores nga opozita, mazhoranca vijoi me votimin e çështjeve të rendit të ditës dhe miratoi aktin normativ me 80 vota pro, asnjë abstenim dhe 6 vota kundër.
Në të njëjtën seancë, deputetët e mazhorancës miratuan edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2026, si dhe një sërë projektrezolutash që lidhen me raportimet dhe veprimtarinë e institucioneve kushtetuese dhe të pavarura.
© SYRI.net