Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

11:52, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të zhvillohet në Bruksel.

Delegacioni shqiptar, do të formalizojë mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë), fusha ku Shqipëria konsiderohet e harmonizuar me standardet e BE-së.

Konferenca do të nisë në orën 19:00, ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të integrimit.

Mbyllja e këtyre kapitujve vjen pas përmbushjes së piketave të ndërmjetme (IBAR), një etapë kyçe në negociatat me Bashkimin Evropian.

Pas këtij hapi, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për mbylljen e 30 kapitujve të tjerë, me synimin që procesi teknik i negociatave të përfundojë brenda vitit 2027. Vendimi për anëtarësimin e plotë do të mbetet politik dhe do të kërkojë miratimin e të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që kujtojmë këtu që Mali i Zi që i kishte nisur këto procese bashkë më Shqipërinë tashmë ka një datë për anëtarësimin. Duke se ka ndikuar në ndalimin e avancimit të Shqipërisë korrupsioni i madh qeveritar, lidhja me krimin dhe mbrojtja që Edi Rama i bëri ish zevendëses se tij Belinda Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco