Sot protesta e 44-t/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij

Sot protesta e 44-t/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij

15:04, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 44-t, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.

Për 44 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë me të njëjtat thirrje që dëgjohen që prej ditës së parë: “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.

Protestat qytetare janë karakterizuar nga masiviteti, energjia dhe vendosmëria për ta mbajtur të gjallë kauzën pavarësisht se ka kaluar mbi 1 muaj që qytetarët mbushin rrugët çdo ditë.

Protestuesit shprehën të vendosur se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi pas grumbullimit para zyrës së Ramës vijon në rrugët kryesore të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco