Ish-kreu i PD Pogradec, Genti Çela, i ftuar në emisionin e Arnold Kariqit në Syri TV, komentoi protestat e zhvilluara nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, duke i cilësuar ato si një shprehje të bashkimit të diasporës në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri.
Sipas Çelës, demonstratat e organizuara përpara selisë së OKB-së në Neë York dhe në qytete të tjera dëshmojnë se shqiptarët jashtë vendit vijojnë të ndjekin me shqetësim zhvillimet në atdhe.
Ai u shpreh se protestat kanë ndihmuar në pasqyrimin e realitetit në Shqipëri përtej propagandës, duke argumentuar se diaspora po kontribuon në ndërkombëtarizimin e kauzës së saj.
Intervista:
Çela: Po, në fakt ka qenë kulmimi i disa protestave të zhvilluara javë pas jave në të gjitha shtetet ku ka komunitet shqiptarësh. Javë pas jave ka pasur protesta në Michigan ku unë jam aktualisht dhe që kam qenë prezent në to, ka pasur protesta të mëdha në Boston, ka pasur protesta të mëdha në Neë York dhe në çdo shtet ku ka shqiptarë. Por ditën e djeshme kulmoi me bashkimin e të gjithë këtyre protestuesve nga të gjitha shtetet me komunitete të mëdha shqiptarësh, të cilët u nisën drejt Neë York-ut përpara selisë të OKB-së dhe të cilët protestuan në mënyrë paqësore atje dhe qytetare, me të njëjtën thirrje, Rama jep dorëheqjen, Rama ik, me pankartat e mëdha të shkruara me këto slogane. Dhe patjetër që është një mbështetje e protestës qytetare e cila po ndodh në kryeqytet, në Tiranë, dhe që shqiptarët anë e kënd botës, dhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në çdo qytet ku ka shqiptarë në Europë. Dje gjithashtu ka pasur, sipas informacionit që pata pak minuta më parë, një protestë edhe në Australi, në Melburn, dhe që ishte në fakt një frymëzim tjetër i shqiptarëve që bashkohen kudo në të gjitha anët e botës ku jetojnë dhe që ku janë larguar për shkak edhe të, kryesisht të kësaj qeverisje e cila gjënë më të mirë që ka bërë sipas saj, është që ka përzënë çdo ditë shqiptarët dhe që në 10 vite janë larguar 1 milion e 100 e disa mijëra shqiptarë për shkak të gjithçkaje ndodh në Shqipëri, korrupsionit, lidhjes së qeverisë me krimin e organizuar, ndarjen e llokmave për krimin e organizuar të pasurisë publike, të zonave të mbrojtura madje, e të tjera e të tjera. Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë disa javë interesante për botën shqiptare, ka pasur, kryelajmi për mendimin tim ka qenë heqja e nongratës...
Kariqi: Jo, do të ndalemi te të gjitha sigurisht. Po për t'u ndalur dhe vetëm pak tek protesta, Genti. Duke parë që shqiptarët janë tashmë, kanë gjetur një të paktën një kauzë të përbashkët. Si e ke parë këtë ngritjen e tyre edhe jashtë trojeve? Sepse ok, këta që janë këtu sigurisht përballen çdo ditë me korrupsionin, me vjedhjen, me pasigurinë, me sistemin shëndetësor, po ashtu. Por pse, cila e zgjoi këtë ndjenjën e protestës edhe jashtë trojeve? Sepse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe atje ka shqiptarë që shqetësohen. Është dashamirësia ndaj atdheut? Ti ke arritur t'i takosh, çfarë thonë me njëri-tjetrin?
Çela: Sigurisht, është dashamirësia për atdheun, është malli për atdheun, është fakti që të gjithë ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, sytë, veshët dhe zemrën i kanë në Shqipëri dhe të interesuar për çfarë ndodh atje. Por e vërteta është që pavarësisht propagandës në gjithë këto vite, pavarësisht milionave të eurove të shpenzuara nga qeveria, për të shpëlarë trurin e shqiptarëve të cilët në fakt edhe në Amerikë kanë qenë deri tani të prekur nga kjo propagandë, protesta ka shpluhurosur këtë propagandë kaq të rremë, kaq fake, dhe u ka treguar edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, edhe kaq larg madje, se çfarë ndodh realisht në Shqipëri përtej ekraneve të paguara, të lidhura drejtpërdrejt me interesa biznesi oligarkike e të tjerë. Dhe sigurisht që lajmi i mirë i kësaj proteste është që ka arritur t'u tregojë të gjithë shqiptarëve anë e kënd botës një realitet tjetër, me të cilin shqiptarët në Shqipëri kryesisht përballen çdo ditë...
Kariqi: Edhe botës sigurisht. Sepse bota gjithmonë e sheh Shqipërinë si vend stabiliteti, si vend për të ardhur këtu për të bërë ca pushime ose për të marrë ndonjë copë tokë.
Çela: Po sepse është shpluhurosur në fakt edhe propaganda e një artisti i cili qeveriste Shqipërinë dhe që tashmë edhe bota e ka të qartë që ky artisti, në thonjëza, është thjesht e vetëm një vegël qorre në duart e krimit të organizuar, i cili është i gatshëm të ndajë gjithçka, çdo pëllëmbë toke të Shqipërisë, çdo pëllëmbë bregdeti siç ka ndodhur në gjithë këto vite, çdo park, çdo pasuri, çdo tender publik i tejfryrë, vetëm e vetëm për të qëndruar mandat pas mandati në krye të punëve të Shqipërisë, dhe që në fakt është thjesht në krye të punëve të lidhura ngushtësisht me krimin e organizuar, ashtu siç ka bërë në gjithë jetën e vet politike qysh kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ngushtësisht i lidhur me krimin e organizuar dhe me mafian e betonit. Edhe të huajt, edhe qeveritë e huaja, edhe mediat e huaja, vetëm në këto javë, në mediat më prestigjioze të botës, Neë York Times, CNN, BBC, Le Monde, La Repubblica, Der Spiegel, ka pasur artikuj të posaçëm për të treguar këtë rënie tragjike të një kryeministri i cili kishte ndërtuar në fakt një fabul të gënjeshtërt për t'i treguar botës versionin e vet të qeverisjes por që nuk kishte të bënte aspak me realitetin në Shqipëri. Vetëm javën e kaluar, një kongresmen republikan, Joe Wilson, i ka kërkuar Kongresit Amerikan miratimin e një amendamenti të posaçëm ku të hetojë krimin e organizuar, lidhjet e qeverisë shqiptare me trafikun ndërkombëtar të drogës.
© SYRI.net