Asgjë e re nga kampi i Jalës, ku Edi Rama mbajti sot paradite një monolog të gjatë për të propaganduar arritjet e qeverisë së tij. Edhe pyetjet që të rinjtë bënë nuk ishte e vështirë të dallohej se ishin pyetje të paracaktuara.
Disa prej tyre po i lexonin fjalë për fjalë sic ua kishte shkruar stafi i Ramës e të tjerë mezi po i perifrazonin. Dhe ishin ekzaktësisht ato pyetje që donte Edi Rama për të ngritur narrativën e tij.
E pyetën për negociatat, e pyetën për reformimin e administratës publike, për ndërhyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova në protestën e Tiranës, e pyetën për Zvërnecin dhe deri te botimi i ‘Albanian Files’. Kishte shumë pak pyetje për shqetësimet e gjeneratës së tyre, për arsimin, shëndetësinë, punësimin apo korrupsionin e ngritur në sistem dhe të shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë shtetin.
Si për ta bërë më qesharake situatën, në nisje të takimit drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, ju tha të rinjve se Edi Rama kishte vetëm një kusht për të qenë në atë takim; pyetjet të ishin të vërteta.
Natyrisht që edhe ky ishte një inskenim propagandistik sepse të gjitha pyetjet me të cilat u përballë kryeministri ishin dhënë me porosi tek të rinjtë.
Edi Rama është tashmë një politikan i vjetër i së shkuarës dhe sado që të përpiqet nuk e ndalon dot fundin e tij, i cili u përshpejtua nga protesta në bulevard, shkruan Lapsi.al
© SYRI.net