Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 35-të në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

'Tërhiqu sa nuk është vonë', qytetari 'ultimatum' Ramës: Betejën nuk e ke me agjentë të huaj, por me shqiptarët

19:42, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ne thirrjen e tij në protestën e 35-të të revoltës qytetare, u shpreh se protesta ka hyrë në një fazë vendimtare përballë qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, të cilin e akuzoi për përpjekje për të përçarë qytetarët dhe për të shmangur përgjegjësinë politike përmes retorikës mbi “armiq dhe agjentë të jashtëm”.

Ai theksoi se shqiptarët brenda vendit dhe diaspora janë bashkuar në një qëndrim të përbashkët, duke kërkuar dorëheqjen pa kushte të kryeministrit dhe hapjen e rrugës për një qeveri tranzitore, si e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza aktuale.

Sipas tij, çdo tentativë për të relativizuar protestën përmes etiketimeve politike apo teorive konspirative është tregues i një qasjeje që, sipas deklaruesit, nuk reflekton realitetin e pakënaqësisë së gjerë qytetare në vend.

‘Kush është ai që na shpik dhe na krijon beteja, një ditë me agjentë të Tiranës dhe një ditë tjetër me agjentë grekë? I them që betejën nuk e ke me agjentë të huaj, por e ke me shqiptarët. Ti mbase do të nxisësh shqiptarët kundër njëri-tjetrit me këto fushata, por ti e ke parë baltën ndaj shqiptarëve të diasporës dhe shqiptarët brenda kufirit janë bërë bashkë dhe të kanë vënë një kusht: tërhiqu! Tërhiqu! Tërhiqu! Ti i ke zemëruar shqiptarët anembanë botës dhe në Shqipëri. Na erdhe si shpresë, por je bërë zhgënjim. Ndaj hapi rrugën proceseve demokratike, t’i japim fund tranzicionit!

Ndaj kërkesat tona t’i përsëris: dorëheqje pa kushte dhe hapjen e rrugës për një qeveri tranzitore apo politike, për të përfunduar tranzicionin dhe për procese demokratike të mirëfillta. Kjo qeveri teknike duhet të mandatohet që t’i garantojë këto procese demokratike.

Një: të garantojë ndryshimin e kodit elektoral nga kod proporcional rajonal në kod proporcional kombëtar, ku vota e çdo shqiptari nga veriu në jug të jetë e barabartë.

Dy: të hyjmë në zgjedhje me lista të hapura, sepse vetëm kështu u kthejmë shqiptarëve një parlament funksional, parlament vlerash dhe i japim fund parlamentit të injorantëve, parlamentit të shërbëtorëve.

Tre: të kemi zgjedhje të cilat numërohen në mënyrë elektronike, siç e bëjnë vëllezërit tanë në Kosovë, që të mos kemi më deformim të zgjedhjeve.

E katërta dhe e fundit për ta mbyllur: depolitizimi i administratës dhe auditimi i saj, pasi 80 mijë janë patronazhistë nga 200 mijë që janë punësuar në administratën aktuale.

Ndaj Edi Rama, diaspora dhe shqiptarët të bëjnë një thirrje: tërhiqu sa s’është vonë!’- shprehet qytetari

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco