Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 35-të në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

VIDEO/ ‘Të tjerë duhet të jetë në burg’, bashkëshortja e Altin Hilës thirrje për lirimin e protestuesve: Lironi çunat

20:37, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkëshortja e Altin Hilën me djalin e sëmurë i është bashkuar protestës së 35 kundër Ramës.

Ajo ka bërë thirrje që të lirohen protestuesit e burgosur.

‘Sot bëj thirrje që Altin Hila dhe të gjithë ata që janë burgosur të lirohen sa më shpejt. Dikush tjetër e meriton të jetë në burg, jo bijtë e nënave që dalin në protestë për të drejtën e tyre.

Të ngrihen nënat e tyre, që kanë halle, kanë probleme, dalin në protestë për të drejtat e tyre! Ju lutem, shteti shqiptar, të vejë dorën në zemër.

Kam shumë emocione, s'kam qenë mirë. Kam që atë ditë, kur Altin e kam parë të shtrirë në tokë duke e dhunuar policia e Shqipërisë.

Shumë faleminderit! Zoti ju ruajtë, ju bekoftë dhe inshallah sa më shpejt lirohen të gjithë ato që janë të burgosur. Jo veç bashkëshortin tim, po dhe të tjerët.

Lironi çunat! Lironi çunat! Lironi çunat! Nuk e meritojnë çunat me ndejt në burg! E meritoni ju! E meritoni vetëm ju!’, tha ajo gjatë fjalës në protestë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco