Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 35-të në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

'Diktatori i fundit', protestuesit rrëzojnë bustin e Ramës para Kryeministrisë

20:35, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në protestën e 35-të të revoltës qytetare para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me simbolika të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke sjellë në bulevard një statujë që e paraqiste atë me një pankartë në qafë ku shkruhej “diktatori i fundit”.

Ata kanë shpalosur një bust të Ramës, të cilin e kanë rrëzuar duke e krahasuar me revoltat e studentëve dhe rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

“Sot në ditëlindjen e tij të 62 kemi një surprizë për diktatorin e fundit”, shprehen protestuesit.

Sipas protestuesve, vendosja e kësaj statuje në shesh përfaqëson një mesazh simbolik për largimin dhe rrëzimin përfundimtar të Ramës nga pushteti, në kuadër të kërkesave të tyre të përsëritura gjatë 35 ditëve të protestave.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë, ndërsa simbolika e përdorur në shesh është shoqëruar me mesazhe politike të forta, në vijim të protestës që prej më shumë se një muaji zhvillohet para godinës së Kryeministrisë.

Protesta e sotme është zhvilluar me pjesëmarrje të lartë qytetarësh sëbashku me përfshirjen e shqiptarëve të diasporës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco