Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 35-të në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

VIDEO/ Në protestë me djalin e sëmurë, gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

19:14, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gruaja e Altin Hilës, protestuesit që u arrestua gjatë protestës së të enjtes përpara Kuvendit, deklaroi se bashkëshorti i saj është arrestuar pa të drejtë për shkak se ai kishte dalë për të protestuar për fëmijën e tyre të sëmurë.

Gruaja e Hilës, e cila i është bashkuar tubimit të sotëm masiv kundër qeverisë, ku merr pjesë edhe diaspora, deklaroi për mediat se i është dashur të lërë punën për t’u kujdesur për fëmijët për shkak se bashkëshorti i saj u vu në pranga nga policia.

‘Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë. Kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë por tani e kam lënë punën për fëmijët.’, deklaroi ajo.

Një falënderim pati edhe për të gjithë shqiptarët që dhuruan para përmes fushatës së GoFundMe, ku u mblodhën mbi 150 mijë euro për djalin e sëmurë, i cili është person me status invaliditeti.

‘I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijën tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë por shqiptarët janë gjendur edhe për mua si nënë. I falënderoj të gjithë pa masë. Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë’, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco