Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka shpërndarë pjesë nga mesazhi i presidentit të SHBA, Donald Trump me rastin e 250 vjetorit të SHBA.
‘Nuk janë thjeshtë fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por është deklarata dhe qëndrimi i liderit të botës së lirë!
Pak kush në botë e di më mirë se shqiptarët kuptimin e këtyre fjalëve. Mos harroni!
‘God Bless America’ dhe këdo që lufton komunizmin në të gjitha format dhe transformimet e tij!’, shkruan Spahia në postimin e tij, ndërsa e shoqëron dhe me videon e presidentit Trump.
‘Komunizmi është armiku i njerëzve të lirë kudo, në çdo cep të botës. Ai nuk ka funksionuar kurrë. Për mijëra vjet, nëse e shohim nën emra të ndryshëm, me ideologji dhe sisteme disi të ndryshme, ai ka sjellë më shumë vdekje dhe shkatërrim se çdo sistem tjetër i provuar ndonjëherë. Vetëm gjatë shekullit të kaluar, komunizmi shkaktoi vdekjen e 100 milionë njerëzve.
Komunizmi është e kundërta e jetës, e lirisë dhe e kërkimit të lumturisë. Ai përfaqëson vdekjen, tiraninë dhe ndjekjen e së keqes. Komunistët nuk e duan të mirën. Ata nuk e duan Zotin dhe nuk e duan fenë. Ata nuk e duan besimin dhe nuk do ta lejojnë atë të ekzistojë. Por ne nuk do t'i lejojmë të fitojnë.’, thuhet në mesazhin e presidentit të SHBA, Donald Trump.
© SYRI.net