Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 35-të në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

Thirrje për lirimin e të arrestuarve, Shqiptarët e diasporës ndalen në komisariatin nr.3

Thirrje për lirimin e të arrestuarve, Shqiptarët e diasporës ndalen në komisariatin nr.3

18:06, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësues të diasporës shqiptare kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës masive të qytetarëve të paralajmëruar për orën 19:00, në kuadër të ditës së 35-të të tubimeve përpara Parlamentit.

Autokolona e tyre është ndalur fillimisht në rrugët e kryeqytetit ku më pas janë ndalur pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku prej së enjtes ndodhen të paraburgosur protestuesit e arrestuar gjatë protestës para sallës së seancave plenare të Kuvendit. Qëllimi i ndalesës është kërkesa për lirimin e tyre.

Në orën 19:00 pritet të nisë edhe protesta e radhës, e cila shënon ditën e 35-të të tubimeve qytetare, ku protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco