Anëtarja e kryesisë së PD, Eda Grimçi ka dhënë detaje nga përballje me ministrin e Ramës, Blendi Gonxhja, teksa dilte fshehurazi nga dera e Kalasë së Tiranë për t’i ikur zemërimit të protestuesve gjatë tensioneve që u krijuan në seancën e 2 korrikut përpara Kuvendit.
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Grimçi tha se Gonxhja dukej tejet në panik dhe i frikësuar nga protestuesit që kishin bllokuar të gjitha hyrje-daljet e Kuvendit.
Ajo theksoi se zyrtarët e qeverisë duhet të merren me skandalet e parave të vjedhura dhe me kolegët e tyre që ndodhen në qeli, e jo të kthehen në "parukierë grash" duke komentuar flokët e qytetarëve që protestojnë.
Unë do kërkoj të takohem shpesh të di me të dhe me të gjithë deputetët e Partisë Socialiste. Megjithatë, unë isha në selinë e PD-së dhe isha bashkë me gazetarin Armand Maho edhe me një nga vajzat e mediave aty dhe do shkonim, do t'i binim nga Kalaja për të shkuar tek protesta. Po e shikoja në televizor dhe unë nuk mund t'i shoh protestat në televizor dhe doja që të isha aty dhe mendova që duke i rënë nga Kalaja, ata do të dilnin prej aty se kanë gjithmonë nga një vrimë lepuri që dalin dhe e dija që ishte kjo dalja që ishte lidhur me Akademinë e Shkencave dhe me Parlamentin. Në atë moment shohim që dera e Kalasë ishte e mbyllur dhe ishim aty duke diskutuar që dera e Kalasë ishte e mbyllur.
Afrohem, se po prisnin gati me kamera, e shpjegoja unë pse po prisnim gati me kamera. Afrohem për të parë nga të çarat e derës se çfarë po ndodhte, se më bëri përshtypje, nuk e mendova që kishin mbyllur bizneset për këtë gjë. Bizneset ishin shut down, njerëzit ishin të bllokuar aty vetëm kush donte të dilte, kamerierët rrinin përjashta dhe ishte një qetësi totale. Dhe ishin të gjitha dyert e mbyllura, pra hyrjet dhe daljet nga Kalaja ishin të mbyllura. Dhe tek një e çarë e derës afrohem të shoh se çfarë po ndodhte se më bëri përshtypje, dhe shoh që po vinte ministri Gonxhe. Edhe u thashë, po na vjen ministri, ta pyesim. Pra, e kuptova që ajo ishte lënë vetëm për të kaluar këta. Dhe në atë moment pastaj i them zotit ministër pse del si hajdut?
Me thënë të drejtën, ishte në panik të madh, ishte shumë i frikësuar. Sepse mendoj që protesta, ai bllokimi që i kishin bërë protestuesit atje i kishte vënë në panik. Nuk kishin nga të dilnin. Dhe nuk ishin për të dalë krenarë, ata ishin për të shpëtuar kokën se e dinin që në atë moment do të goditeshin me vezë dhe... por ata janë frikacakë. Janë frikacakë dhe aty përballen me realitetin që ata nuk duan ta shohin, nuk duan ta kuptojnë. Dhe aty u bënë përshtypje, çfarë kanë këta që protestojnë? Pra, ne mund të dalim të protestojmë, por ne duhet të jemi paqësorë. Flamingot mund të protestojnë, por protestuesit duhet të jenë të qetë. Nuk duhet të jenë si Altin Goxhaj, nuk duhet të jenë si Eda Grimci, nuk duhet të jenë si Progni, nuk duhet të jenë si të gjithë ata çuna që sot, 19 djem, janë në komisariat. Dhe nuk ishte se policia mori urdhër politik. Është stil, është plan masash, ka 13 vite që këtë punë bëjnë. Atyre u duhej të hapnin rrugën që të kalonin VIP-at e Parlamentit dhe këtë bënë.
Pra, hoqën nga rruga protestuesit, njëherë i hoqën me gaz lotsjellës, njëherë i hoqën me ujë, njëherë i hoqën me të shtyra, pra kjo ishte diçka tjetër. Megjithatë ajo video është bërë virale dhe përgjigjen ia kanë dhënë vetë qytetarët, derisa në Instagram i ka bllokuar edhe komentet. Unë desha t'i them Gonxhes që me çfarëdo lloj agjende që të vijë një protestues, protesta është një e drejtë kushtetuese dhe jo Gonxhe, ai fytyrë me yndyrë, po askush nuk më ndalon mua dhe askënd të protestojë në këtë vend.
Unë e di që këtu të ndalohet të marrësh frymë, të ndalohet të flasësh, të ndalohet të protestosh, ata mendojnë që mund ta bëjnë këtë gjë. Por unë kam 13 vite që protestoj për të njëjtat kauza, për të njëjtat probleme dhe do vazhdoj të protestoj. Gonxhe të merret me paratë e vjedhura, të merret me shokët e vet që i ka në qeli, të merret me atë çka populli po i kërkon dhe mos të merret me ondet e mia, a i kam me bigutina a s'i kam me bigutina. Se nga shitës nga biletaxhi i koncerteve, tani na është kthyer dhe në parukier grash. Është nderi më i madh të jesh përfaqësuese e Partisë Demokratike dhe përfaqësuese e demokratëve që kanë 13 vite që protestojnë, zoti Gonxhe.
© SYRI.net