Protesta e paradites në hyrje të Parlamentit të Shqipërisë u shoqërua me tension dhe përplasje, Policia ushtroi dhunë barbare ndaj protestuesve paqëësorë. Në studion e Çim Peka Live, gazetari Elton Qyno zbulon qëllimin e aksionit policor para parlamentit
“Sot policia u bë e dhunshme sepse kishte pak, dhe i kapi në befasi për hir të së vërtetës sepse një pjesë e protestuesve u kapën nëpër kafenetë rreth e qark kuvendit. Pra u lokalizuan pikërisht kur ishin në kafe akoma, nuk ishin ngritur, nuk ishin organizuar për të shkuar për të protestuar. Pra u bë një rapresalje me qëllim evidentimin e këtyre elementëve, shoqërimin në ambientet e komisariatit një dhe dy, dhe më pas kur mbaronte situata e diskutimit parlamentar, këta persona të liroheshin, të verifikoheshin dhe situata të ishte e qetë.
Pra të mos ishte ajo situata e të hënës ku deputetët e PS-së apo qoftë edhe deputetët e PD-së u goditën me vezë dhe me sende të tjera.”
Situata tashmë ka hyrë në një ulli që s'mund të kthehet dot mbrapsht, sepse kemi protesta paradite, kemi protesta edhe mbasdite. Protestat e mbasdites janë më të mëdhaja dhe që sigurisht policia aty nuk është ndërhyrëse. Por nuk janë as protesta të dhunshme nga ana e protestuesve sepse një pjesë e tyre, për hir të së vërtetës, janë familjarë, janë njerëz që vijnë me fëmijë të vegjël dhe me karrocat e fëmijëve në këto protesta dhe padyshim që dhuna është thuajse zero në to.
Qyno në studion e Çim Peka Live tregon dhe si qeveria po përdor policinë për të skeduar çdo protestues që del në protesta dhe ngre zërin për ta kanalizuar direkt tek grupet politike dhe shtabet elektorale të partisë socialiste, për ta përkthyer më pas në presione ndaj këtyre individëve dhe familjarëve të tyre.
‘Të vijmë tashti te rasti se si i bëhet kronologjia çdo individi që paraqitet aty.
Të gjithë komisariatet, të gjithë inspektorët e zonave sapo evidentojnë një individ, qoftë edhe që flet me atë megafonin e vet, direkt raporton pikërisht në grupet policore dhe nga grupet policore ky informacion kanalizohet pikërisht tek grupet e deputetëve të Partisë Socialiste apo qoftë dhe shtabet elektorale të Partisë Socialiste nëpër zona.
Evidentohet personi, evidentohet familja e tij, siç kemi parë raportimet e deklaratat që kanë hyrë deri tek sherret me gratë dhe sherret me të dashurat, kanë hyrë deri te sherrët me komshinjtë, ndërkohë që harruan që vetë Partia Socialiste ka ardhur në pushtet në '97-'98 përmes bandave të krijuara me atë klauzolën Komitetet e Shpëtimit.
E mbani mend?Komitetet e Shpëtimit në Cërrik, Komitetet e Shpëtimit në Vlorë, Komitetet e Shpëtimit Qafë Gjashtë, Tepelenë, Berat, Sarandë. Pra u krijuan këto banda që u quajtën Komitete, dhe këto komitete vunë postblloqet nëpër qytete, morën territorin, morën komisariatet, dhe ne tha jemi shteti dhe këto, ne pranojmë të bashkëpunojmë dhe të lëvizim gjithë forcën tonë me urdhër politik të Partisë Socialiste.
Tashmë vijmë në një kohë kur edhe pse ka protesta paqësore, edhe pse ka individë që thotë, 'je i dënuar...'
Po mirë mo, jam i dënuar, çdo të thotë se je i dënuar e s'duhet të protestosh? Shtrohet pyetja, je i dënuar 20 herë, po edhe 30 herë do jesh i dënuar. S'duhet të protestosh në qoftë se qenka i dënuar?
E pastaj aq më tepër kur gjysmën e parlamentit e ke të dënuar. E kishe të dënuar, e ke prapë të dënuar. Edhe ata që ikën që ishin të dënuar futën nipra e mbesa të tyre brenda aty. Dhe e gjitha kjo është një nonsens, deklarata që ky është i dënuar, ky është spiun i Iranit dhe ky është spiun i Serbisë.
Pra këtu kemi një situatë të tillë njësoj si në Serbi. Edhe në Serbi Vuçiç akuzonte protestuesit se të gjithë vinin nga jashtë, spiunë të perëndimit, spiunë të Kosovës, spiunë të Shqipërisë që duan të përçajnë Serbinë, dhe në të njëjtën situatë kemi ardhur këtu.
Gazetari Elton Qyno nënvizon se PS tashmë nuk është më një parti por një organizatë e cila ka arritur të kapë të gjitha tentakulat e shtetit dhe
Këtu faktikisht është të mos merremi as me Bidon dhe as me Elisën. Këtu të gjithë protestuesit kërkojnë kokën e Edi Ramës. Nëse ikën Edi Rama, këto bishtat e tjerë jo vetëm që ikin, po këto vetë largohen dhe që nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë ndikim në Partinë Socialiste apo qoftë edhe në opinionin e publikut. Aq më tepër që sot Partia Socialiste ka arritur në një situatë që nuk është më parti, është një organizatë... një organizatë qeverisëse e cila ka arritur të kapë të gjithë tentakulat e shtetit duke krijuar edhe një ministri, siç është ministria e SPAK-ut, të cilën e kontrollon në mënyrën më perfekte dhe ka arritur që të godasë kë të dojë, si të dojë dhe kur të dojë. Pra, nëse kemi sot një situatë të tillë dhe që kemi një pakënaqësi edhe nga vetë brenda kësaj organizate që Tani e përmendi, që ka shumë anëtarë të Partisë Socialiste dhe dalin aty, është se pikërisht kjo organizatë tashmë s'ka çfarë ha më, por ka filluar të hajë edhe vetveten. Pra anëtarët e vet. Fiks si, si, mafia që në momentin kur mbaronte punë njëri, fillonin dhe, vetë ata individë që i kishin përdorur, fillonin dhe e luftonin derisa e asgjësonin.
Folësi 3: Të paktën tre gjëra. E para unë mendoj që kemi ardhur në një moment tepër të rëndësishëm që Rama jo duhet të iki, por duhet shporrur. Domethënë është personi i cili po mban peng Shqipërinë. Vetëm diktatorët më të egër kanë arritur që të vënë interesat e tyre përpara interesave të popullit. Populli ka dalë në rrugë, dhe duhet thënë një gjë...
© SYRI.net