Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama, dhunë policore kundër shqiptarëve

Teliti zgjidhet anëtar i Kryesisë së PD: Falënderim për besimin, përgjegjësi për të ardhmen

Teliti zgjidhet anëtar i Kryesisë së PD: Falënderim për besimin, përgjegjësi për të ardhmen

17:59, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka bërë të ditur se është zgjedhur për herë të parë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti u shpreh se detyra e re iu besua pas propozimit të kryetarit të PD-së dhe votës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij politik.

Ai falënderoi drejtuesit e partisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar për besimin e dhënë, ndërsa theksoi se angazhimi i ri përfaqëson një përgjegjësi të madhe ndaj demokratëve dhe çdo qytetari që beson te ndryshimi.

Sipas Telitit, detyra e re kërkon përkushtim maksimal dhe punë të palodhur për të ndërtuar të ardhmen që, sipas tij, Shqipëria meriton. Ai shtoi se, pavarësisht sfidave që e presin Partinë Demokratike, me besim, integritet dhe punë në skuadër, objektivat mund të arrihen.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

​Dje, me propozim të Kryetarit të Partisë Demokratike Prof.Dr. Berisha dhe me votën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, mu besua për herë të parë detyra e anëtarit të Kryesisë së PDSH-së.

​Ky moment shënon një stacion të rëndësishëm në rrugëtimin tim politik, por mbi të gjitha, është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit prej jush, ndaj demokratëve dhe ndaj çdo qytetari që beson te ndryshimi.

​Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht lidershipin e partisë për besimin dhe çdo anëtar të Këshillit Kombëtar për mbështetjen. 

Ky angazhim i ri kërkon përkushtim maksimal dhe punë të palodhur për të ndërtuar të ardhmen që vendi ynë meriton.

Rruga përpara ka sfida, por me besim, integritet dhe punë skuadre, jam i bindur se do t'ia dalim.

​Na priftë e mbara!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco