Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish ashpër pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve nga Policia e Shtetit, duke e cilësuar situatën si dëshmi të një pushteti që, po humb gjithnjë e më shumë legjitimitetin përballë qytetarëve.
Ajo shprehet se ajo që po ndodh në terren nuk është thjesht menaxhim i protestave, por një mënyrë e drejtpërdrejtë për t’iu përgjigjur pakënaqësisë qytetare me forcë.
'Kur një shtet mbetet pa argumente, komunikimi politik zëvendësohet nga shkopi i gomës, prangat dhe prania e dhunshme e policisë' shkruan Koçeku.
Në deklaratën e saj, ajo e vendos përgjegjësinë politike në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qeverinë Rama, duke e quajtur këtë qasje jo shenjë force, por shenjë dobësie dhe paaftësie për të bindur qytetarët me dialog.
Koceku kujton se historia ka treguar vazhdimisht se asnjë pushtet nuk ka mundur të zgjasë duke u përballur me qytetarët që kërkojnë të dëgjohen përmes dhunës, duke e quajtur këtë një rrugë që vetëm thellon krizën mes shtetit dhe shoqërisë.
‘Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.
Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.
Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë.’- shprehet ajo
© SYRI.net