Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama, dhunë policore kundër shqiptarëve

Brutaliteti shtazarak i policisë ndaj qytetarëve protestues, shenjë e panikut dhe dekadencës së një regjimi në ikje

Brutaliteti shtazarak i policisë ndaj qytetarëve protestues, shenjë e panikut dhe dekadencës së një regjimi në ikje

17:32, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Luçiano Boçi

Pamjet e qytetarëve të goditur, të tërhequr zvarrë, të dhunuar e të poshtëruar nga uniforma që duhet t’i mbronte, nuk janë thjesht abuzim policor. 
Ato janë aktakuzë publike ndaj një pushteti që e ka kthyer shtetin në gardh privat dhe policinë në kordon mbrojtës të frikës së vet.

Dhuna ndaj qytetarëve protestues nuk është forcë. Është panik deri në palcë.
Egërsia e pakufi ndaj njerëzve të lirë, që dalin në shesh për të kërkuar dinjitet, drejtësi dhe llogari, dëshmon panikun e një pushteti që e ndien fundin e vet.

Kur një qeveri ka përgjigje politike, nuk godet qytetarët.
Nëse është legjitime, nuk fshihet pas skafandrave.
Në rast se ka moral, nuk i trajton protestuesit si armiq.
Por Edi Rama e narkoregjimi i tij nuk kanë më as përgjigje, as legjitimitet, as moral.
Ai përdor dhunën, sepse ka humbur arsyen.
Nxjerr përpara policinë, sepse ka humbur qytetarët.
Zgjedh represionin, sepse ka humbur të drejtën për të qeverisur.

Nuk kemi të bëjmë me nervozizëm të rastit. Kjo është dekadencë politike. Është fundi moral i një regjimi që po ikën, por që kërkon të lërë pas plagë, poshtërim dhe terror.
Qytetarët nuk janë kriminelë pse protestojnë.
Kriminel është pushteti që u përgjigjet qytetarëve me dhunë.
I tillë është regjimi që e sheh popullin si kërcënim dhe lirinë si rrezik.

Dhuna e sotme nuk do ta ndalë protestën. Përkundrazi, do ta bëjë më të fortë dhe më reaguese.
Çdo shkop mbi trupin e një qytetari është një arsye më shumë për të qëndruar. Çdo goditje me gaz e spray neutralizues është një provë më shumë se ky pushtet nuk qeveris më, por vetëm mbahet me zor.
Regjimet në ikje gjithmonë bëhen më brutale në fund.

Por fundi nuk ndalet me dhunë.
Fundi vetëm afrohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco