Berisha: Dumani s’publikon emrat e qeveritarëve që ishin në Aruba për të mbrojtur Edi Ramën

13:21, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te dosja e Arubës, për të cilën tha se prokurori i SPAK, Altin Dumani nuk publikon emrat e qeveritarëve që ishin në ishull, vetëm me qëllim të të mbrojë Edi Ramën.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se dosja e Arubës, e ardhur nga Belgjika dhe Spanja, ka emrat e trafikantëve që ishin në takim, së bashku me të  biznesmenëve, si dhe qeveritarëve shqiptarë.

‘Ky është SKAP-i që ta marrin vesh të gjithë shqiptarët’, u shpreh Berisha.

Bashkëbisedimi:

Paulin Zefi: Veç jush dhe kryeprokurori italian Nicola Gratteri ka denoncuar pastrimin e parave të pista përmes ndërtimit të kullave në Tiranë. Përse SPAK nuk ka kryer funksionin e tij? A vijon SPAK të jetë pararoja e pushtetit edhe pse tashmë ka një prokuror të ri?

Sali Berisha: Tani nëse është apo s'është pararoja e pushtetit i dashur mik, ju ftoj të keni parasysh vetëm këtë moment.

Dosja e Arubës, që ka ardhur nga Belgjika dhe Spanja, ka emrat e trafikantëve që ishin në takimin e Arubës, ka emrat e biznesmenëve që ishin në Aruba në takim me trafikantët, ka emrat e qeveritarëve që ishin në Aruba dhe që organizonin takimin.

Dhe Altin Dumani publikon emrat e trafikantëve, publikon emrat e biznesmenëve, dhe nuk publikon emrat e qeveritarëve që ishin aty vetëm e vetëm për të mbrojtur qeverinë e tij dhe Edi Ramën.

Ky është SKAP-i që ta marrin vesh të gjithë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco