Berisha: Jam në mënyrë kategorike kundër kullave, nuk kam firmosur asnjë kur isha kryeministër

12:58, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Sali Berisha është ndalur te çështja e ndërtimeve të larta në vend dhe debatet politike që lidhen me to, duke i rikthyer edhe një herë qëndrimet e tij kundër projekteve të kullave në qytetet shqiptare.

Berisha u shpreh se qëndrimi i tij ndaj këtij fenomeni ka qenë gjithmonë i pandryshuar, duke theksuar se gjatë kohës së tij në qeverisje nuk është lejuar ndërtimi i kullave dhe se një politikë e tillë nuk i shërben zhvillimit urban të vendit.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për përdorimin e lejeve të ndërtimit në funksion të interesave financiare dhe të lidhjeve kriminale, ndërsa theksoi se ky është një nga problemet kryesore të sistemit të sotëm urbanistik në Shqipëri.

Fatmir Myrta: Gazetari Vincent van Grei tha se Rama është kumbari i kullave. Por përpara një viti ju keni denoncuar pikërisht këtë fenomen, pastrimin e parave që bëheshin në kulla me leje qeveritare. U ka kërkuar SPAK ndonjë informacion për këtë denoncim apo u thërret vetëm për gjëra që nuk kanë vlerë?
Doktor, Rama po u ndalon hyrjen në Shqipëri qytetarëve të Kosovës si antiamerikanë, por a nuk ishte pikërisht ky person që hidhte si leckë flamurin amerikan, sulmonte Donald Trump dhe bashkëpunonte me McGonigal?

Sali Berisha:

Faleminderit për pyetjen. Lidhur me kullat, cili ka qenë qëndrimi i qeverisë së PD? Asnjë kullë në asnjë qytet në asnjë vend në Shqipëri.
Kulla ka malet Shqipëria. Nuk ka nevojë për kulla.
Plani i përgjithshëm rregullues i Tiranës, i miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2011, nuk lejonte në Tiranë ndërtime maksimumi 8 kate. Dhe ato të rralla.
Edi Rama, i cili sipas raportit të OSBE erdhi në pushtet me 200 milionë euro të depozituara në banka offshore, të gjitha gjoba ndërtimesh, u kthye tek kullat pasi aty ai nxjerr fitime përrallore dhe lan paratë e klaneve kriminale që ai drejton, karteleve të drogës.
Më hipokritja, më e ulëta ishte kur megjithëse unë i kam shpallur kullat si monumente të shëmtuara të korrupsionit dhe drogës, si kundërpërgjigje u gjetën opozitarë të opozitës dhe puthadorë të Edi Ramës, ta përlyejnë Sali Berishën dhe të thonë se djali i tij ishte aksioner tek Mali i Tiranës.
Ja tani që na erdhi dosja e Arubës dhe që e ka në dorë Altin Troplini, këta hipokritë për të justifikuar Edi Ramën, për ta lehtësuar Edi Ramën, zgjodhën një shpifje ndër më të ulëtat, ndër më bajatet.
Dëgjoj çakej pa asnjë lloj morali se në këtë kullë dhe në atë kullë, se Berisha nuk flet këtu, nuk flet aty.
Sali Berisha është në mënyrë kategorike kundër kullave. Në mënyrë të prerë!
Sa ka qenë kryeministër nuk ka firmosur asnjë dhe nuk do firmosë ndonjëherë asnjë.
Ky është qëndrimi.
Edi Rama është për kulla sepse lahet tonelatat e drogës dhe vetë fiton kate të tëra.
Në qoftë se Lubia ka të numëruara 320 apartamente, apartamentet e Edi Ramës mund të jenë mijëra e mijëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco