Berisha: Edi Rama i plagosur, protesta qytetare i dha edhe një goditje pothuaj fatale, nga e cila nuk del dot më

12:41, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha, është ndalur te zhvillimet politike dhe protestat qytetare, të cilat sipas tij kanë krijuar një ndikim të fortë në skenën politike në vend. Ai u shpreh se Partia Demokratike ka zgjedhur të mbështesë këtë lëvizje pa ndërhyrë në organizimin e saj, duke respektuar karakterin e saj rinor dhe qytetar dhe strukturat që e drejtojnë.

Berisha theksoi se kjo protestë duhet të shërbejë si një magnet për qytetarët e ndershëm dhe se ajo përfaqëson një energji të re shoqërore që, sipas tij, po injorohet nga qeveria. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet ta minimizojë dhe ta mbulojë këtë lëvizje me metoda të vjetra politike, ndërsa shtoi se këto përpjekje nuk do të kenë sukses.

Sipas tij, zhvillimet e fundit e kanë gjetur Ramën në një pozicion të dobësuar politik, ndërsa protesta qytetare i ka dhënë një goditje të rëndësishme, nga e cila, siç u shpreh Berisha, ai nuk do të arrijë të rikuperohet lehtë.

Muharrem Kurti: Zoti Berisha ju përshëndes. Rama i Surrelit ngeli në avion nëpër Europë. Ju u keni bë thirrje çdo demokrati të dalë në protesta, ndërsa Ramziu nuk lëviz me këngë e valle, duhet revolucion doktor.

Sali Berisha:

Zoti Kurti, faleminderit për pyetjen. Partia Demokratike dhe unë kemi zgjedhur të mbështesim me të gjitha mundësitë tona një protestë që s'është e thirrur nga ne. 
Të respektojmë plotësisht karakterin e saj rinor, qytetar. Të mos japim këshilla, mbasi ata kanë bordet e tyre, koordinuesit e tyre. 
Por përsëri mendoj se shpirti i saj rinor dhe qytetar është dhe duhet të jetë magnet për çdo qytetar dhe qytetare të ndershëm të këtij vendi. 
Sigurisht Edi Rama, tash e disa herë, përpiqet ta injorojë plotësisht, përpiqet të mbulojë kërkesat e drejta të kësaj lëvizje me praktikat e vjetra të njollave në biografi e të tjerë, e të tjerë. 
Por unë përsëri i konsideroj këto përpjekje të dështuara. E vërteta është se kjo protestë e gjeti Edi Ramën të plagosur, unë e kisha thënë me kohë, por kjo i dha dhe një goditje pothuaj... pothuaj fatale nga e cila nuk del dot më.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco