Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Protesta kundër Ramës, flamuri shqiptar shpaloset te Piramida

Protesta kundër Ramës, flamuri shqiptar shpaloset te Piramida

20:15, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Para Kryeministrisë po zhvillohet dita e 21-të e protestës qytetare kundër qeverisë. Dhjetra mijëra protestues u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, ata kanë përsëritur kërkesat e tyre gjatë grumbullimit në qendër të kryeqytetit.

Përpara Kryeministrisë po mbahen fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, ndërsa më pas protesta do të vijojë me një marshim në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës. 

Gjatë tubimit, një grup të rinjsh shpalosi flamurin kombëtar në shkallët e Piramidës, ndërsa në bulevard u lëshuan edhe tullumbace kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco