Bulevardi kryesor i kryeqytetit të Shqipërisë është kthyer në një lum plot me njerëz ku fundi nuk i duket, dhe ku të gjithë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë së tij.
Që nga kryeministria e deri tek ‘Skëndërbeu’ sheshi është i mbushur plot me njerëz që kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike e shkuarjen në zgjedhje të drejta e të lira.
Siç edhe mund ta shikoni në pamje, pjesëmarrja në ditën e 21 të protestës qytetare është aq masive sa bulevardi nuk i zë të gjithë njerëzit.
© SYRI.net