Shqipëria nuk ka parë një protestë kaq madhështore. Janë me dhjetra mijëra në boulevard para kryeministrisë për ti thënë kryeministrit Edi Rama se i erdhi fundi dhe duhet të japë dorëheqjen
Nga Sheshi ‘Skënderbej deri tek Korpusi i Universitetit i gjithë bulevardi është me shqiptarë të cilët janë mbledhur për të kërkuar në kor : Rama jepe dorëheqjen! Revolucion.
Sot është dita e 21 –të e protestës kundër qeverisë Rama dhe në shesh kundër Ramës sot i janë bashkuar dhe mijëra nga diaspora.
Një protestues tha se Rama ka dështuar në drejtimin e vendit ndaj duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.
'Respekte për këtë protestë madhështore ndërkohë për ty kryeministër s'kam respekt. Ke dështuar në drejtimin e vendit mbaj përgjegjësi para ligjit. Populli të kërkon dorëheqjen. Diaspora të kërkon dorëheqjen. Rinia të kërkon dorëheqjen. Zoti kryeministër a ke ndërgjegje? Rama jepe dorëheqjen, nëse ke pak ndërgjegje’
© SYRI.net