Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Katër orë protestë tek kryeministria e protestuesit nuk tërhiqen: Rama jepe dorëheqjen!

22:35, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta në ditën e 21-të të saj nuk pakësoi protestuesit, përkundrazi, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ u mbush edhe më shumë. Rinisë dhe popullit që prej 3 javësh kërkojnë largimin e kryeministrit Rama sot iu bashkuan dhe shqiptarë të diasporës.

Marshimi kilometrik nisi në sheshin 'Skënderbej', dhe vijoi përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit’. Janë me mijëra shqiptarë që protestojnë në mënyrë paqësore kundër korrupsionit dhe  keqqeverisjes së Ramës e cila detyroi shqiptarët të largohen.

Pas fjalimeve protestuesit rrethuan kryeministrinë dhe më pas u ulën këmbëkryq para kryeministrisë. Ndërsa me projektorë, në murin e kryeministrisë shfaqeshin flamingot, nga e cila mori dhe emrin ky revolucion ‘Revolucioni I flamingove’.

Protesta nisi në orën 19:00 dhe tani ora 22:36 ende vijon e nuk dihet sa do të zgjasë.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi ndërsa i kanë lënë kryeministrit afat deri nesër 21 qershor të japë dorëheqjen. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco