Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Protesta/ Diaspora e Anglisë: Rama jepe dorëheqjen, të zgjohet Shqipëria e lirë! Qeveri teknike për 1 vit

20:00, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Diaspora e Britanisë ka qenë shumë e qartë në kërkesat e artikuluara në protestën para ambasadës shqiptare në Londër.

Kjo është lëvizje qytetare por kërkon reforma politike.

Diaspora britanike ka dy kërkesa të qarta. Dorëheqje dhe mandatimi I një qeverie teknike që të udhëheqe vendin në procese demokratike në 12 muaj.

Qeveri teknike që do të udhëheqë atdheun për 12 muaj duhet të garantojë ndryshim të Kodit electoral. Nga kod propocional rajonal në kod proporcional kombëtar ku vota e çdo shqiptari të ketë vlerë. Ne kërkojmë lista të hapura që parlamenti nesër të ketë deputetë me princip e moral dhe jo një parlament shërbëtorësh që kemi sot.

Qeveria teknike të garantojë e sigurojë numërim elektronik.

 Jep dorëheqjen me datën 21 qershor e lëre atdheun të zgjohet i lirë të hënën e 22 qershorit.

Janë me mijëra qytetarët që janë mbledhur sot pasdite për të 21-ën ditë radhazi para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco