Mijëra shqiptarë nga diaspora i janë bashkuar protestës qytetare sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Një prej folësve, i ardhur nga diaspora duke folur në shesh kërkoi largimin e Edi Ramës, sepse askush nuk e do më.
Turma: Rama ik! Rama ik!... Ju vjen fundi! Ju vjen fundi! Ju vjen fundi!
Protestues nga Diaspora: Organizatorët e diasporës kanë udhëtuar mijëra kilometra për të qenë këtu prezent.
Turma: Poshtë komunizmi! Poshtë komunizmi!
Protestues nga Diaspora: Diaspora është ngritur në një zë në të gjitha qytetet e Europës, nga Londra, Gjermania, Italia dhe kërkojnë me një zë: dorëheqjen e Edi Ramës!
Edi Rama nuk na përfaqëson më ne! Edi Rama nuk përfaqëson diasporën, nuk përfaqëson më popullin shqiptar!
Dorëhiqu!
Largohu! Faleminderit!
© SYRI.net