Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm, Kollçaku, betohet para Presidentit të Republikës

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm, Kollçaku, betohet para Presidentit të Republikës

11:34, 30/08/2017
A+ Aa A-

Shefi i ri i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bardhyl Kollçaku, ka bërë sot betimin e tij para Presidentit të Republikës, Ilir Metës.'Ai tha se është nder dhe krenari për mua të emërohem në këtë detyrë. Do të bëj të gjtiha përpjekjet për mbrojtjen territoriale të vendit tim."

Pas betimit të tij, e mori fjalën kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili shprehu bindjen se z. Kollçaku do ta përmbushë me korrektësi detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe se ai me këtë rast, shprehte konsideratat më të larta për burrat dhe gratë me uniformë që kontribuojnë me sakrifica të panumërta në shërbim të vendit tonë, brenda dhe jashtë tij.

CV-ja e Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bardhyl Kollçakut

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi dje Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakun në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ja cila është biografia dhe jeta e tij profesionale:

Gjeneral Brigade Bardhyl KOLLÇAKU, ka lindur më 05.06.1967, në Pëllumbas, Berat.

Ka përfunduar studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficereve dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Zbulim”, në vitin 1990. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer Kolegjin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Tiranë, Kolegjin e Shtabeve të Bashkuara, si dhe Kolegjin e Komandës & Shtabit në SHBA.

Ka përfunduar studimet për Master Shkencor, Administrim Publik, në UT, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, si dhe ka mbrojtur Doktoraturën në fushën e mbrojtjes.  

Gjeneral Brigade Kollçaku ka përfunduar gjithashtu Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, si dhe Kursin Ndërkombëtar të Oficerit për Taktikë dhe Inteligjencë në SHBA. Në jetëshkrimin e tij të pasur akademik, ndërmjet te tjerash, përfshihet Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, Kursi i Forcave Speciale dhe  Kursi Ekzekutiv i Sigurisë në Qendrën Marshall, në Garmisch, Gjermani. 

Gjeneral Brigade Kollçaku, ka kryer detyra të ndryshme si: Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Drejtor i Drejtorisë së Politikave Strategjike dhe Shef Kabineti i Shefit të Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Kollçaku ka dhënë kontributin e tij ne krijimin e funksionimin e Sekretariatit te SEDM-CC, e para strukturë ndërkombëtare e Ministrisë së Mbrojtjes. Ka kryer detyra të ndryshme si oficer shtabi dhe shef sektori në drejtoritë e zbulimit, planifikimit dhe marrëdhënieve me jashtë.

Pas anëtarësimit te Shqipërisë në NATO, Gjeneral Brigade Kollçaku ishte ndër oficerët e parë të emëruar në shtabet e Aleancës, fillimisht si oficer shtabi dhe më vonë si Drejtor i Drejtorisë së Integrim-Koordinimit PfP, në SHAPE, Belgjikë.

Eksperienca e tij me trupën ka filluar si komandant toge në batalionin e mbështetjes të SHPFA, komandant kompanie dhe shef zbulimi në BrK, dhe kulmon si Komandant i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, në Brigadën e Reagimit të Shpejtë”, i vlerësuar dhe çertifikuar nga NATO.

Gjeneral Brigade Kollçaku ka shërbyer si Vëzhgues Ushtarak në Misionin e OKB-së në Gjeorgji (UNOMIG).

Gjeneral Brigade KOLLÇAKU është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake.

Gjeneral Brigade  KOLLÇAKU  flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco