Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 12 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

A përdor pasaporta false për të udhëtuar jashtë Shqipërisë? Peka pyet Ramën! Nga sot zyra e Berishës qendër pelegrinazhi për diplomatët e huaj

17:58, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘A përdor pasaporta false për të udhëtuar jashtë Shqipërisë me vizita private? Kjo është pyetja publike që eksperti i sigurisë Avenir Peka i drejtoi sot kryeministrit Edi Rama nga studio e emisionit ‘Task Forcë’

Në studion e gazetares Sonila Meço ku ishte ftuar sot pasdite në Syri Tv, Avenir Peka, komentoi vendimin e SHBA-së për të hequr sanskionin ndaj liderit të PD-së Sali Berisha dhe pse kreu i PD-së, deklaroi 'u ktheva'

Peka tha se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr izolimin diplomatik ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, duke rihapur kanalet e komunikimit të drejtpërdrejtë.

Kjo nënkupton që në ditët në vijim, oborri i selisë së Partisë Demokratike, zyra e Sali Berishës do bëhet qendër pelegrinazhi për diplomatët e huaj në Tiranë.

Ndërsa për Ramën dita e sotme është dita më e zezë në karrierën e tij politike, ai duhet t'i japë përgjigje pyetjes publike të Avenir Pekës, A përdor pasaporta false për të udhëtuar jashtë Shqipërisë me vizita private?

Biseda në studio

Avenir Peka:  Para se të shpjegoj për pikëpamjen juridike dhe meqë jemi tek udhëtimet, unë kam një pyetje për Ramën. A përdor pasaporta false për të udhëtuar jashtë Shqipërisë me vizita private?

Tani për të sqaruar këtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një sërë mekanizmash ligjorë dhe politikë për të trajtuar rastet e personave që janë nën sanksion.

Njëra është sanksioni që jepet nga Departamenti i Thesarit.

Njëra është sanksioni që jepet me urdhër ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një urdhër ekzekutiv që mbulon Ballkanin.

Edhe një është bazë e ligjit për shërbimin e jashtëm, i miratuar në vitin 2019. Sanksionimi i ish-kryeministrit Berisha është bërë me ligjin për shërbimin e jashtëm.

Ligji për shërbimin e jashtëm i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit t'i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës individëve të caktuar për arsye politike, të politikës së tyre.

Sali Berisha, ndryshe nga gjithë këta të tjerët që janë sanksionuar, nuk është sanksionuar me urdhër ekzekutiv të Presidentit.

Është sanksionuar vetëm me urdhër të Sekretarit të Shtetit në bazë të ligjit për shërbimin e jashtëm.

Në bazë të ligjit për shërbimin e jashtëm, Sekretari i Shtetit vetëm mund të ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ndalon këtu. Dhe kjo nuk është non grata.

Sonila Meço: Çfarë është non grata në fakt?

Avenir Peka: Non grata është person i padëshirueshëm, është koncept juridik më i gjerë sesa hyrja ose jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sali Berisha kurrë nuk është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit. Sanksionimi nga Departamenti i Thesarit do të thotë të kalojë të gjithë filtrat e administratës, e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe nënkupton sanksione ekonomike dhe financiare ndaj individëve të sanksionuar.

Duke përfshirë bllokimin e pasurive, llogarive bankare apo kompanive që operojnë me ta. Ky nuk është rasti i Sali Berishës, ndryshe nga të gjitha rastet e tjera të individëve që janë në Shqipëri apo edhe në rajon.

Në këtë këndvështrim, Berisha është i saktë kur thotë që unë nuk kam qenë non grata dhe nuk kam qenë i sanksionuar. Sepse non grata dhe sanksionimi lidhen me Departamentin e Thesarit dhe me urdhrin ekzekutiv të Presidentit. Në rastin konkret, Berisha ka qenë i ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dezinjimi, ose hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamenti i Shtetit e bën në dy mënyra. Në mënyrë private dhe në mënyrë publike.

Në mënyrë private ka me qindra politikanë, biznesmenë që janë të sanksionuar dhe nuk u jepet viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë edhe deputetë. Në mënyrë publike është ajo çfarë u bë për Sali Berishën.

Tani, kush është esenca? I gjithë ky debat, në këndvështrimin tim, është debat kot. Esenca e gjithçkaje ka qenë jo hyrja apo udhëtimi apo jo i Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka qenë izolimi diplomatik i tij.

 Ky ka qenë qëllimi. Dhe nëse shikon, që nga 19 maji i 2021 kur është përcaktuar nga Sekretari i Shtetit, komunikimet e Ambasadës Amerikane me Sali Berishën kanë qenë zero. Zero. Komunikonin në ambiente të tjera, por jo në ambientet e Partisë Demokratike. Dhe ajo çfarë ka ndodhur sot, është përtej debatit të udhëtimit, është sepse për herë të parë ka ndodhur një komunikim i drejtpërdrejtë i të ngarkuarit me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Sali Berishën.

Pra nuk i është dërguar fjalë apo mesazhe politike nëpërmjet personave të tretë, por është kontaktuar drejtpërdrejt, si Sali Berishë, si kryetar i opozitës, si person jo i nënsanksionuar tashmë. Pra është zhbllokuar diplomatikisht. Kjo nënkupton që në ditët në vijim, oborri i selisë së Partisë Demokratike, zyra e Sali Berishës do bëhet qendër pelegrinazhi për diplomatët e huaj në Tiranë.

Dhe kjo është esenca, ky është kodi. Ky është zbërthimi i kodit të Sali Berishës kur thotë 'u ktheva'.

U ktheva do të thotë u zhbllokova diplomatikisht.

Dhe pse është e rëndësishme? Për shkak të këtij zhbllokimi diplomatik, Edi Rama është mbështetur pas kufijve. Opozita është goditur. Zgjedhjet janë lejuar të vidhen, dhe e kam thënë një herë në fund në studio me ty dhe po e përsëris edhe një herë. Edi Rama ka pasur liçencë të vjedhë zgjedhjet e 2025-ës, ka pasur liçencë të vjedhë nga partnerët tanë matanë Atlantikut. Ka pasur liçencë, sepse personi përballë ishte i izoluar diplomatikisht. Sot ai nuk është më i izoluar diplomatikisht, sot Edi Rama nuk e ka më atë liçencë. E kombinuar edhe me zhvillime të tjera, dita e sotme është dita më e zezë në karrierën politike të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco