Diaspora dhe mërgata shqiptare nuk ka mbetur pas, ku i është bashkuar protestës që vijon prej 12 ditësh tashmë me pjesëmarrje masive.
Me mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Dy karrige janë shfaqur sot në protestë, ku ishin vendosur postera ku shkruhej: Ikur në Angli, Ikur në Belgjikë, ikur në Austri, ikur në Gjermani, për të gjithë rininë e larguar nga vendi dhe që nuk kanë mundësi të jenë sot në shesh për të shprehur vullnetin e tyre.

Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë këndojnë 'Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë'
Kjo protestë i ka bërë të gjithë bashkë kundër keqqeverisjes, arrogancës së pushtetit, korrupsionit të lartë në vend.
Protesta ka dhe në Korçë e Gjirokastër.
© SYRI.net