Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama në burg, Berisha në SHBA

Rama i ‘rrethuar’ në Tiranë, Spiropali i bën karshillëk nga Berlini

Rama i ‘rrethuar’ në Tiranë, Spiropali i bën karshillëk nga Berlini

20:42, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur Edi Rama ndodhet i ‘rrethuar’ në Tiranë nga protestat e mëdha qytetare, ku protestuesit kërkojnë dorëheqja e tij, ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin.

Gjatë qëndrimit të saj në Bundestag, Spiropali është takuar me Peter Beyer, raportues për Shqipërinë dhe kryetar i grupit parlamentar të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka vënë theksin te rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të Gjermanisë dhe institucioneve të saj për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

‘Vizita në Bundestag nisi me Peter Beyer, Raportuesin për Shqipërinë dhe kryetarin e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Miqtë e Shqipërisë mbeten gjithmonë të rëndësishëm’, shkruan Spiropali.

Vizita e Spiropalit në Berlin vjen në një moment politik të ndjeshëm në vend, mes zhvillimeve të brendshme dhe debatit të shtuar politik rreth qeverisjes dhe protestave opozitare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco