Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Këlliçi: Historike - Non Gratta RA edhe ZYRTARISHT

Këlliçi: Historike - Non Gratta RA edhe ZYRTARISHT

11:34, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Belind Këlliçi/

Heqja e Non grattës për Sali Berishen nuk është vetëm një ngjarje për demokratët, por një zhvillim për vendin. Është korrigjim i një padrejtësie.

Non gratta për Sali Berishën që ka përfaqësuar Shqipërinë dhe ka arritur suksese të padiskutueshme për vendin, ishte një damkë e pamerituar për të gjithë ne.

Rivendosja në vend e dinjitetit pas një akti korruptiv me investimin e Edi Ramës duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi mirë.

Vërtetë socialistët kanë festuar 5 vite dhe e kanë përdorur keq këtë sulm që ju bë kryetarit të demokratëve. Po sot, po të kishin minimumin e dinjitetit duhej të ngriheshin në lartësinë e përfaqësuesve, në lartësinë e ligjvënësve e ta përshëndesnin.

Heshtja juaj vërteton fajësinë tuaj. Sot është një ditë e mirë jo vetëm për demokratet, por për Shqipërinë që hoqi nga kurrizi një akuzë të padrejtë.

Koha i dha të drejtë Sali Berishës dhe demokratëve!

Koha i dha të drejtë Shqipërisë.

Të fala ndërkohë të gjithë atyre që kanë 5 vite me non gratten në gojë!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco