Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë'/ Balliu: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugëdalje

11:32, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu mbajti një fjalim duke akuzuar qeverinë dhe mazhorancën, për atë që ai e quajti “fushatë shpifjesh” dhe përpjekje për hakmarrje politike ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Balliu deklaroi se akuzat dhe proceset e ngritura ndër vite ndaj opozitës, sipas tij, kanë rënë poshtë dhe nuk qëndrojnë më. Ai u shpreh gjithashtu se Berisha është një nga politikanët më të hetuar në rajon dhe më gjerë, por që sipas tij ka dalë i pafajshëm nga këto procese.

Në fjalën e tij, deputeti i opozitës akuzoi gjithashtu mazhorancën për lidhje me krimin dhe për keqmenaxhim të situatës ekonomike në vend, duke kritikuar nivelin e ndihmës ekonomike dhe standardin e jetesës së qytetarëve.

Ai i bëri thirrje qeverisë të japë dorëheqjen dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se protestat e qytetarëve do të vijojnë.

Balliu:

Malin me shpifje që keni sponsorizuar për t'u hakmarrë ndaj Sali Berishës se ju hodhi në tualet partinë e punës dhe Enver Hoxhës që ju përfaqësoni, malin me shpifje ra poshtë. Malin me shpifje që e sponsorizuat me paratë e Alex Soros e George Soros, ju ra poshtë.

Të gjithë atë dokumentacion që nuk latë gjykatë pa e çuar, ju ra poshtë. Sot Sali Berisha mbetet politikani më i hetuar në botë, që doli i pastër, më i pastër se çdo politikan që hyn e del në këtë sallë. Në të gjithë rajonin nuk ka njeri më të hetuar, në të gjithë Evropën nuk ka njeri më të hetuar. D

he të gjithë ata të infiltruarit e juaj që shkojnë atje dhe kërkojnë burgun, tani përgjigjen ja dhanë ata që duhet t'ja jepnin. Se nga goja juaj asgjë nuk besohet.

Përsa i përket qytetarëve që kanë dalë atje, nuk është çështje më për diskutim. Nuk është çështje a do ikni, a s'do ikni. Çështja është: do ikni me të mirë, apo duhet t'ju marrin zvarrë, t'ju nxjerrin nga këtu se keni gjithë këto vite që i nxini jetën, që fusni kriminelë në parlament, që fusni trafikantë në parlament, që fusni hajdutë nëpër institucione, që sot 200 mijë lekë i merr një qen, ndërsa ndihmën ekonomike e leni 35 mijë lekë.

Apo do vazhdoni të thoni që janë vetëm 2 mijë veta në protestë? Apo do vazhdoni të thoni se do futemi në Evropë? Cila Evropë i hap rrugën një partie trafikantësh, mo? Cila Evropë i hap rrugën një partie drogmenësh? Një partie që ka futur kriminelë, vrasës, përdhunues në parlament?

Kush i hap dyert?

Evropa i hap dyert popullit shqiptar, sovranit, që ka dalë në shesh dhe ju ka thënë: jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen dhe të organizohen zgjedhjet, të dalim përballë. Të shikojmë, sot që ju kanë rënë të gjitha shpifjet që keni ngritur për opozitën, që keni ngritur për Partinë Demokratike, që keni ngritur për Sali Berishën.

Të gjitha shpifjet dhe lojërat e juaja që keni bërë vetëm për interesat tuaja të vogla. Sot e dini çfarë duhet të bëni ju? Sot duhet të vini këtu dhe jo të kërkoni fjalën për procedurë, po të thoni "më fal", edhe të dorëzoni mandatin, edhe të ikni andej nga shpella e komunizmit nga keni ardhur.

Qytetarët janë në shesh, do vazhdojnë të jenë në shesh. Ju keni vetëm një opsion, zgjidhni: a do ikni me të mirë, a do ikni me të keqe. Po për të mbaruar, keni mbaruar.

Faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco