‘Rama gënjeu kur tha se nuk ka projekt’/ Vasili nxjerr dokumentat: SPAK ta hetojë për Zvërnecin

‘Rama gënjeu kur tha se nuk ka projekt’/ Vasili nxjerr dokumentat: SPAK ta hetojë për Zvërnecin

09:31, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka publikuar një seri dokumentesh që sipas tij rrëzojnë deklaratat publike të Kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin turistik në Zvërnec.

Në një reagim në Facebook, Vasili pretendon se Rama ka firmosur miratimin e lejes së ndërtimit për projektin që në janar të vitit 2025, ndërsa më pas ka deklaruar publikisht se nuk ekziston një projekt i tillë.

Sipas Vasilit, dokumentet tregojnë se Këshilli i Rregullimit të Territorit ka miratuar ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Zvërnecit, ndërsa ai akuzon Kryeministrin për deklarime të pavërteta edhe lidhur me origjinën e investimit. Ish-deputeti i PL-së i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetime mbi procesin e miratimit të projektit dhe rolin e institucioneve shtetërore në këtë çështje.

Postimi i plotë:

Ja Dokumentet, SPAK heto mashtrimet e renda te Rames per Zvernecin!

Rama genjeu, tha s'ka projekt, por ja Leja e Ndertimit me firmen e tij!

Rama genjeu boterisht ne televizionin amerikan per Zvernecin dhe tha se s'ka asnje projekt.

GENJESHTRA NR.1

Edi Rama qe ne 28 janar 2025 si Kryetar i Keshillit te Rregullimit te Territorit ka firmosur Lejen e Ndertimit per Zvernecin.

Shikoni dokumentin me syte tuaj ku

Në 28 Janar 2025, Këshilli i Rregullimit të Territorit qe drejtohet nga Rama, ka miratuar ne Piken Nr.39 tecVendimit: “Resort turistik në Gadishullin e Zvërnecit”, Blloku Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6”, me vendndodhje në Pishë Poro-Nartë, Bashkia Vlorë”.

Nga ky vendim i KRRT me firmen e tij kuptoni se Rama mashtron ne menyre te qellimshme shqiptaret ne funksion te qellimeve te errta te tij, kur thote s'ka projekt dhe se nuk dinte gje per rrethimin me tela me gjemba ne Zvernec.

GENJESHTRA NR.2

Rama ka deklaruar se Zverneci ishte nje investim amerikan i bashkfinancuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Ky eshte nje mashtrim i qellimshem dhe i ulet sepse investitoret jane nga Katari pronare te "Sazan Development Holding”, me aksionerë vëllezërit katariote Mohamad dhe Ramez Al Khayat.

Me Dokumente provohet se Mohamad dhe Ramez Al Khayat blene 100% te aksioneve te shoqerise holandeze “Zvërneci Development Holding”, qe kishte marre persiper ndertimin e resortit ne Zvernec.

Dokumenti i shitjes se 100% te aksioneve te Zvernecit tek katariotet eshte firmosur nga bullgarja Zoya Gyurova.

Pra para' amerikane nuk shihen gjekundi dhe Jared Kushner ka qene me se shumti nje ndermjetes apo sekser i ketij investimi.

PYETJE, QE DUHET TI BEJE SPAK!

Perse Rama genjen boterisht per Zvernecin sikur nuk ka projekt nderkohe ka firmosur lejen e ndertimi nje vit e gjysem me pare?

Perse Rama flet per nje investim 4 miliard euro kur nuk ka projekt qe te justifikoje kete shifer?

Perse flet per nje investim

amerikan kur nuk ka aspak para' amerikane?

Perse u fsheh nen petkun e rremë te nje investimi gjoja amerikan sipas Rames, financimi me bisnesmene nga Katari, ruse,bullgare dhe shqiptare ne offshore?

Perse Rama lejoi rrethimin me tela me gjemba dhe futjen e makinerive ne Zvernec kur gjoja sipas tij nuk kishte projekt?

Perse u dha Leja e Ndertimit kur ekzistonin konflikte per çeshtjen e pronesise dhe menyres se perfitimit se tokes ne Zvernec?

Perse nuk fillon nga SPAK hetimi per veprimet e Kryeministrit Rama per kete aferë ne nje zone te mbrojtur dhe me nje Ligj te investimeve strategjike te kontestuar qarte dhe zyrtarisht nga Bashkimi Europian?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco