Me helikopter nga Mali i Zi në Vlorë/ Bonorët e Zvërnecit - Ramës: Gënjeve për pronësinë...

Me helikopter nga Mali i Zi në Vlorë/ Bonorët e Zvërnecit - Ramës: Gënjeve për pronësinë...

18:14, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Vlorë me helikopter nga Mali i Zi, për një takim me banorët e Zvërnecit, në mes të debatit të ndezur për çështjen e pronave dhe projektin e investimit në zonë.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama u përball me reagimin e një banori, i cili i tha se deklaratat e tij për pronat e kanë prekur, pasi familja e tij ka dekada që lufton për njohjen e së drejtës së pronësisë.

“Im atë ka luftuar për atë tokë për 25 vite, derisa ndërroi jetë. Më pas ma la mua trashëgim këtë betejë”, tha qytetari.

Ai theksoi se toka është trashëguar brez pas brezi dhe se deklaratat e kryeministrit kanë krijuar përshtypjen se çështja është paragjykuar para se të shprehet drejtësia.

“Ajo është një tokë e trashëguar dembabadem. Mua më vrau fakti që u duk sikur çështja ishte e paragjykuar, sikur çfarë të pres unë tani nga gjykata. Nëse prona më takon apo jo, këtë e vendos gjykata. Na kanë sorollatur për 35 vite. Për 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që nuk kemi vrarë e prerë nuk do të thotë se nuk duhet të dëgjohemi dhe të kemi zë. Disa deklarata tuajat më kanë prekur”, u shpreh ai.

Rama është spërdredhur në përgjigjen e tij duke thënë se ka qenë i kujdesshëm me deklaratat dhe se nuk ka folur për një kthim të fundit të pronave.

“Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kujdesshëm me fjalët. Kam thënë që prona është kthyer dembabadem. Është kthyer shumë vite më parë, jo në këtë periudhë”.- është shprehur ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco