'55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin'/ Kedhi: Paratë po kanalizohen te një grup i lidhur me…

16:52, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, me moderatorin Bled Marku, Nikola Kedhi, këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deklaroi se raporti i fundit i Eurostatit, i cili tregon se 35% e shqiptarëve jetojnë në kushte privimi social dhe material, nuk duhet të konsiderohet si surprizë, pasi sipas tij është në vijimësi të gjetjeve të institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Sipas Kedhit, qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për konfirmime nga raportet ndërkombëtare për të kuptuar gjendjen ekonomike, pasi përballen çdo ditë me vështirësi financiare dhe me pamundësinë për të mbuluar shpenzimet mujore.

Kedhi theksoi se edhe raportet e mëparshme të Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera kanë evidentuar nivele të larta të varfërisë në Shqipëri. Ai kujtoi se Banka Botërore ka vlerësuar se rreth 20% e shqiptarëve jetojnë në varfëri ekstreme, një nga nivelet më të larta në Europë.

Sipas tij, treguesi prej 35% i raportuar nga Eurostati është ndër më të lartët në Europë, ndërsa në vendet e rajonit shifrat e privimit social dhe material luhaten mes 10% dhe 12%.

Kedhi iu referua edhe raporteve të tjera ndërkombëtare që, sipas tij, e çojnë nivelin e përjashtimit social në Shqipëri deri në 41%, ndërsa përmendi një anketim sipas të cilit 55% e shqiptarëve kanë vështirësi në mbylljen e muajit me të ardhurat që sigurojnë.

Ai theksoi se rritja ekonomike e raportuar nga qeveria nuk po përkthehet në përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Kedhi:

Nuk mendoj se duhet të na vijë si surprizë ky raport i fundit, kjo shifër e fundit, sepse është në vazhdën e disa publikimeve nga institucione serioze të ndërkombëtare, qoftë Eurostati, po Banka Botërore më përpara, FMN-ja e kështu me radhë. Dhe qytetarët shqiptarë në fakt nuk kanë nevojë për ndonjë validim nga institucionet ndërkombëtare sepse e ndjejnë përditë varfërinë, vështirësitë ekonomike që kanë, vështirësitë për të mbyllur muajin madje. Eurostati nxjerr shifrën e fundit që është 35% e shqiptarëve që nuk arrijnë dot, që janë në kushtet e privimit, asaj që quhet privim social dhe material.

Që do të thotë arrijnë të përballojnë vetëm gjërat më bazike, më elementare, për të mbijetuar në një farë mënyre. Pra nuk mund të përballojnë dot as, duke filluar që nga rrobat e reja, që nga disa lloj ushqimesh, pushime, makina, udhëtime e kështu me radhë. Dhe siç e thashë, kjo është në vazhdën e disa shifrave. Banka Botërore parashikonte që 20% e shqiptarëve janë në varfëri ekstreme, shifra më e lartë në Europë. Ky 35% që ka dalë në raportin e Eurostatit është ndoshta dhe ky më i larti në Europë, po me siguri ndër më të lartët edhe në nivel botëror, sepse në mos gabohem mesatarja e Bashkimit Europian është diku te 6 pikë ca, 6.3%.

Edhe në rajon shifra për Shqipërinë është më e larta. Mund të jetë në vendet e rajonit diku te 10%, 11%, 12%, po nuk është më e lartë se kaq. Dhe e gjithë kjo vjen si rezultat i politikave qeveritare, duhet të jemi shumë të qartë për këtë gjë, dhe e modelit ekonomik që është ngritur. Që nuk shpërblen qytetarin, nuk mban qytetarin, nuk forcon qytetarin dhe familjen shqiptare, por kanalizon paratë në disa grupime të caktuara, të vogla shoqërore, të atyre që janë të lidhur me qeverinë, me interesa qeveritare që marrin tendera, prokurime publike e kështu me radhë.
Jashtëzakonisht. Unë ndaj e thashë, raporte mund të citojmë sa të duam sepse janë të gjithë raportet ndërkombëtare që mbulojnë Shqipërinë, në pjesët që mbulojnë Shqipërinë, përmendin shifra të tilla të frikshme.

Diku për varfërinë ekstreme 20%, diku për nivelin e privimit social dhe material që ishte 35%. Disa raporte të tjera çojnë në 41% këtë të përjashtimit social. Pra që njerëzit përballojnë vetëm gjërat më bazike që mund të blejnë. Një anketim para disa muajsh thoshte që 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, kanë vështirësi në mbylljen e muajit, në përballimin e shpenzimeve me pagat që marrin. Se normalisht po të kesh pagat më të ulëta në rajon, pagat më të ulëta në Europë, dhe çmimet e ushqimeve që janë gjërat më bazike po themi që mund të konsumojë një familje shqiptare apo një individ...

Çmimet janë sa dyfishi i atyre që janë në Bashkimin Europian në shumë raste. Ndaj patjetër që jemi në këtë situatë. Dhe ne duhet të jemi të qartë se cili është problemi dhe se si mund ta zgjidhim këtë problem. Pa evidentuar problemin nuk mund të shkojmë te zgjidhja. Problemi është modeli i ngritur në këto vite.
Të gjitha më të shtrenjta se në rajon. Po të marrim karburantin, vetëm taksa janë 60% e gjithë çmimit të karburantit. Në qoftë se marrim ushqimet, janë vetëm ushqimet bazë, thoshte Eurostati para dy muajsh, janë sa 132% e mesatares së çmimeve të ushqimeve në Bashkimin Europian. Për ushqimet më bazike e kam fjalën. Dhe unë them modeli sepse në qoftë se ne shkatërrojmë bujqësinë dhe bujqësia ka 5 vite në recesion, në qoftë se ne nuk prodhojmë asgjë, në qoftë se ne varemi vetëm nga importet që vijnë nga jashtë dhe ato nuk dimë sigurinë e ushqimeve që vijnë këtu, sigurinë e produkteve që vijnë këtu. Ashtu siç nuk jemi të sigurtë për sigurinë e ushqimeve që kultivojmë ne këtu vetë. Po e marr te importet që janë shumë më të larta sesa eksportet, për ushqimet më bazike që konsumojnë shqiptarët. Patjetër që çmimet do jenë të tilla kaq të larta dhe më të larta se vendet e rajonit apo dhe shumë prej vendeve të Bashkimit Europian.

Sepse modeli i ngritur këtu është një model që mbahet sot që flasim, me paratë e pista të narkotrafikut që vijnë dhe pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe kanë krijuar një fluks të madh në këtë sektor, dhe nga zgjerimi i administratës. Po nuk mund të zgjerohet pafund administrata sepse vetë administrata nuk prodhon gjë, në sensin që mbahet me kapitalin që krijohet në sektorin privat. Në qoftë se ne zvogëlojmë sektorin privat, në qoftë se zvogëlojmë sipërmarrjen këtu, në qoftë se ia bëjmë të pamundur sipërmarrësve të ndershëm që të konkurrojnë, të jenë në treg, të prodhojnë apo të inovohen, do vijë një ditë që dhe sektori publik do futet në krizë. Sepse nuk mund ta zgjerojmë pafund sektorin publik, nuk mund të rrisim administratën pafund dhe të rrisim artificialisht rritjen ekonomike. E vërtetë mund të thonë shifra që ekonomia u rrit me 3% apo me 4%, që dhe kjo është e pamjaftueshme për një vend si Shqipëria, po çështja është kjo rritje e kaq sa është kaq e vogël, a përkthehet në mirëqenie për qytetarët shqiptarë? Dhe dukshëm nuk përkthehet.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco