Klevis Jahaj në SPAK, drejtori i Belinda Ballukut u bë deputet në zgjedhjet e 11 majit

15:35, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Fierit, Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Para se të bëhej deputet, në zgjedhjet e 11 majit 2025, Jahaj ka mbajtur poste drejtuese në dikasterin e Belinda Ballukut, e cila është dhe drejtuese politike e qarkut të Fierit

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së deputetit socialist në Prokurorinë e Posaçme.

Në 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të OSHEE për rajonin e Tiranës, ndërsa në tetor të vitit 2021, u emërua drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, institucion në varësi direkte të zv.kryeministres Belinda Ballukut. Ndërsa në zgjedhjet e 11 majit u zgjodh deputet në qarkun e drejtuar nga Balluku.

Në shkurt të 2025 Jahaj firmosi tenderin 8.4 milionë euro për babain e ish drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi

Lexo dhe: Drejtorët e Ballukut/ Rioshët që po ndërtojnë Shqipërinë duke marrë tenderat vet

Image

Foto: Klevis Jahaj me Belinda Ballukun 

 

ImageNë këtë foto Jahaj dhe Kovaçi shfaqen në një mbledhje të drejtuar nga Emirjana Sako

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco