Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ PS feston 85 vjetorin, Shqipëria proteston

‘Balluku’, Kalaja: SPAK po përsërit skemën e ndjekur për Veliaj, por po shmang Ramën

19:57, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në edicionin “Ora 19” në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, komentoi zhvillimet e fundit të hetimeve që lidhen me Belinda Ballukun, duke shprehur skepticizëm ndaj mënyrës se si po vepron Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Sipas Kalasë, veprimi i ndërmarrë së fundmi nga SPAK përbën një hap të rëndësishëm për hetimet, por ajo argumentoi se fokusi i tyre mbetet larg përgjegjësive politike të niveleve më të larta të qeverisë.

Ajo u ndal te hetimet që lidhen me pozicionin e mëparshëm të Belinda Ballukut në drejtimin e Albcontrol-it, duke argumentuar se SPAK po ndjek të njëjtën qasje si në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku sipas saj akuzat po ngrihen për fakte që nuk prekin drejtpërdrejt nivelet më të larta të pushtetit.

Kalaja kujtoi gjithashtu se që prej 12 marsit, kur u rrëzua kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut, nuk janë parë veprime konkrete hetimore nga SPAK.

Sipas avokates, problematik mbetet edhe kualifikimi i veprave penale. Ajo tha se ndërhyrja në procedurat e tenderëve nga një zyrtar i lartë nuk mund të ndodhë pa interesa të caktuara, duke argumentuar se pas shkeljeve të tilla mund të fshihen elementë korrupsioni dhe pastrimi parash.

Ajo përmendi edhe projektin e Tunelit të Llogarasë, duke ngritur pikëpyetje mbi kostot dhe mënyrën e financimit të tij, si dhe paralelizma me çështjen e inceneratorëve.

Kalaja deklaroi se vijon të mbetet skeptike ndaj pavarësisë së SPAK-ut, duke pretenduar se hetimet po zgjerohen vetëm deri në një pikë ku, sipas saj, nuk preket kryeministri Edi Rama.

Kalaja:

Jo, unë dua, e kam shumë të rëndësishme sepse është bërë në fakt edhe pasqyra e asaj çfarë ka ndodhur sot, po ka më rëndësi që t'i sqarojmë publikut disa gjëra. Nëse këta do ishin bashkë, do të çonin në kallëzim penal nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe të gjithë zyrtarët më të lartë që janë afër zotit Rama. Ndërkohë ajo që ka ndodhur sot, në fakt është një hap shumë i rëndësishëm për hetimet, por në këndvështrimin tim që lë për të dëshiruar, mbase një teleshikues thotë tani, ju nuk kënaqeni.

Në fakt unë nuk kënaqem për sa kohë që unë çdo ditë punoj më shumë se dita pararendëse. Edhe do ta shikoja edhe si një vazhdim të lehtësirave që SPAK-u po i bën Edi Ramës, sepse po ta shikojmë, fragmenti i sotëm nuk lidhet me pozicionin e kryeministres, ish-zëvendëskryeministres e janë të gjitha, por me një pozicion si drejtuese e Albcontrolit. Pse e them këtë?

E them këtë se mbase edhe në rastin konkret SPAK-u po imiton veten si në rastin e Erion Veliajt që po ngrihen akuza për faktet penale të cilat janë larg kryeministrit. Pra, nëse ne do shkojmë me deduksion...       

Jo, patjetër, patjetër. Thashë dhe njëherë, unë e mirëpres jo vetëm hetimin e sotëm, pritet, thuhet që priten disa rikualifikime akuzash, po si kemi thënë t'i shikojmë pastaj të flasim. Sepse nga ana tjetër ne duhet të ngremë një problem të rëndësishëm që, që nga 12 marsi që është rrëzuar kërkesa për imunitetin e Belinda Ballukut, nga ana e SPAK-ut ne nuk kemi parë asnjë veprim konkret. Po kështu, nëse në pozicionin e drejtueses së Albcontrolit ne jemi në këtë shifër, pra ka dhënë një tender 1 milion euro dhe ka marrë një... edhe ajo duhet të jetë e kamufluar se s'ka vilë në ndërmjet... 145 mijë eurosh.

Por po e marrim të mirëqenë atë çfarë kanë letrat, atëherë imagjinoni se çfarë ka bërë Belinda Balluku me 7.6 miliardë euro që ka tenderuar si ministre dhe si zëvendëskryeministre. Të bëjmë një analogji të thjeshtë, pa vënë as veprat penale, po pa vënë as shumat përkatëse që mund të jenë abuzuar. Nga ana tjetër, është e dyshimtë edhe kualifikimi i veprës penale. Ne vijojmë të qëndrojmë në pabarazinë në tendera, që në fakt është dhe një armë mbrojtjeje që po bën Edi Rama, që thotë nuk ka korrupsion po jemi vetëm tek kjo vepër penale.

Është e vërtetë që kjo në fakt është një kualifikim i lehtë i veprave penale, por ne duhet të bëjmë dhe këtë analizën tjetër: se çdo vepër penale ka anën objektive dhe anën subjektive. Tani, a mundet dot një zëvendëskryeministre apo ministre të ndërhyjë në të dhënat e një tenderi pa interes? Pra çfarë thotë ligji? Kur një zyrtar i lartë ka interesa të caktuara, pas këtyre interesave fshihet korrupsioni, fshihet dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.             

Atëherë janë dy elementë shumë të rëndësishëm që lidhen, se tani nuk bëhen disa tendera që bëhen sepse ne po na pëlqen ai ndërtuesi dhe po ja japim. Nuk mund të shkelësh qoftë fondin limit, qoftë disa procedura që ka tenderi për të favorizuar njërin apo tjetrin se ti e ke shok apo e ke mik. Jo. Koha ka treguar, ligji tregon që lidhet me anën subjektive të veprës penale, që ka interes sa herë që kryhet një vepër penale.

Ka interes material, ka interes në detyrë, pra kryhet një vepër penale duke i ofruar rritjen në detyrë apo diçka tjetër. Por në rastin konkret nëse ti thua që kjo vepra penale që është konsumuar po marr tunelin e Llogarasë, prej 50 milionë eurosh që më thanë do hapet shumë shpejt me pagesë, pra do vazhdojmë ne të paguajmë për gjëra që i kemi paguar dhe tunelin. Ne tani do paguajmë dhe taksën! Se në të gjithë botën paguan, po paguan kur i bën privati. Patjetër, dhe prandaj them, prandaj them: a po përsëritet historia e inceneratorëve? A po përsëritet historia e Erion Veliajt që po hetohet për vepra penale të rënda që do dënohet në fakt?

Po janë shumë larg me atë realitet që në fakt duhet të ishte përpara drejtësisë. Dhe unë vazhdoj t'i qëndroj skepticizmit tim dhe dyshimeve të mia më të mëdhaja që SPAK-u sot e kësaj dite vijon të jetë në urdhrat politikë të Edi Ramës, sepse ndryshe ne nuk e kuptojmë që të gjitha këto hetime që po zgjerohen, po zgjerohen deri në atë pikë që të mos preket kryeministri Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco