Lajmi i fundit

PLUG/ Rrugët marrin jetë, SPAK 'përkëdhel' Çuçkën

Referendumi në Shkodër/ Spahia: Pjesëmarrje e lartë dhe proces i rregullt për rikonfirmimin e Berishës

18:58, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e ka cilësuar referendumin për rikonfirmimin e Sali Berisha si një proces të qetë, të rregullt dhe një shprehje të demokracisë së brendshme në Partinë Demokratike.

Nga Shkodra, Spahia u shpreh se çdo anëtar i degës së PD-së ka pasur mundësinë të japë vullnetin e tij përmes votës në këtë referendum.

Sipas tij, pjesëmarrja gjatë gjithë ditës ka qenë jashtëzakonisht e lartë dhe tejet e kënaqshme, ndërsa procesi është zhvilluar në mënyrë korrekte dhe transparente. Spahia theksoi se ky referendum është një tjetër dëshmi e funksionimit demokratik të një force politike serioze dhe europiane si Partia Demokratike.

Spahia: Po, dua të them se ka qenë një proces krejtësisht i qetë, i rregullt dhe një shprehje e plotë e demokracisë së brendshme të një force politike serioze siç është Partia Demokratike e Shqipërisë. Sot çdo anëtar i degës së Partisë Demokratike Shkodër ka pasur mundësinë të shprehë vullnetin e tij në një referendum të sjellë, të sjellë sot për të konfirmuar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Edhe një herë, siç e keni pasur rastin edhe ta ndiqni gjatë gjithë ditës, ka qenë një pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë, tejet e kënaqshme, dhe një proces thellësisht i rregullt, një shprehje e jashtëzakonshme e demokracisë së brendshme të një force politike europiane siç është Partia Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco