Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

‘Nuk bëhem as Gruaja e Bilalit, as shoku i McGonigalit’/ Meta: Soros-Rama financoi sulmet kriminale ndaj meje

‘Nuk bëhem as Gruaja e Bilalit, as shoku i McGonigalit’/ Meta: Soros-Rama financoi sulmet kriminale ndaj meje

14:00, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me një denoncim të bërë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë që në janar të vitit 2017, në lidhje me një kontratë lobimi të cilën ai e cilëson të paligjshme dhe të paautorizuar nga LSI.

Në postimin e tij në Facebook, Meta deklaron se ka denoncuar personalisht këtë çështje pranë autoriteteve amerikane dhe akuzon drejtpërdrejt dyshen Soros-Rama për, sipas tij, një operacion të organizuar mediatik dhe ligjor kundër tij, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Ky denoncim drejtuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA nga Presidenti i "McKeon Group", është shkruajtur në prezencën time më 30 janar 2017, pasi u njoha me kontratën e paligjshme dhe të paautorizuar nga unë dhe LSI që ishte regjistruar nga avokati greko-amerikan Fidetzis në FARA (Departamenti i Drejtësisë).

Sepse ky është integriteti im dhe sjellja ime me ligjin dhe me të vërtetën si ne Shqipëri, si në Amerikë dhe kudo.

Sepse nuk mund të bëhem "Gruaja e Bilalit" dhe as shoku i McGonigalit, siç e provoi sot me fakte Z. Tedi Blushi.

I gjithë operacioni kriminal mediatiko - ligjor, brenda dhe jashtë vendit që nga "Mother Jones" e Sorosit në 2018 e deri tek "Kronen Zeitung" në Austri,  e qindra artikuj të tjerë edhe me letërporositë e manipuluara të miqve të McGonigalit, janë vetëm financim kriminal i dyshes Soros-Rama.

Lexojeni me vëmendje këtë letër, se si e kam denoncuar mashtruesin greko-amerikan që më 30 janar 2017.

Kjo është vetëm maja e majës së ajsbergut që kanë ndodhur gjatë këtij procesi kriminal, që nuk ka kursyer as transparencën dhe as bashkëpunimin e fortë dhe të besueshëm në drejtim të zbatimit të ligjit që duhet të ketë Shqipëria me SHBA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco