Dhjetëra biznese që ofrojnë mjete motorike me qira për turistët në Vlorë, mësynë në Bashkinë e Vlorës, pasi institucioni i drejtuar nga Bruna Mersini ka nisur gjobitjen e tyre. sipas sipërmarrësve Bashkia për këtë vit nuk ka miratuar lejet për ushtrimin e aktivitetit, ndërsa policia bashkiake ka nisur gjobitjen e sipërmarrësve.
SYRI TV
Biznese në sektorin eturizmit, që ofrojnë mjete motorike me qira në qytetin e Vlorës, kërkuan takim me kryebashkiakes së Vlorës Bruna Mersini, pasi sipas tyre policia bashkiake po u vendos gjoba.
Sipas bizneseve, për herë të parë pas shumë vitesh, bashkia ka nisur reprezaljet ndaj tyre, ndërkohë që në vitet e mëhershme, ata kanë punuar duke marrë leje dhe paguar taksat ndaj bashkië.
Ata kërkojnë nga bashkia që të heq dorë nga gjovënia dhe t`u ofrojë zgjidhje, pasi me aktivitetin që ushtrojnë gjatë sezonit turistik, sigurojnë të ardhura për të mbajtur familjet ndërsa paguajnë edhe kreditë që kanë marrë për të ngritur këtë aktivitet.
Ata thonë se prej vitesh kanë kontratë me Bashkisë dhe paguajnë hapësirën që bashkia u lë në përdorim.
Aplikimet e këtij viti ende nuk kanë përgjigje, ndërsa edhe pse sezoni ka filluar, këto vonesa të Bashkisë po sjellin penalizmin e tyre. Gjobat e Policisë Bashkiake janë të larta, ndërsa turistët kanë nisur me kërkesa për mjetet.
© SYRI.net