Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

Tërmeti/ Rama deklaroi miliona euro për rindërtimin e banesave në Rrogozhinë, 45 familje ende në qiell te hapur

11:53, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Rrogozhinë, rreth 45 familje vijojnë të jetojnë pa banesa, shtatë vite pas tërmetit që dëmtoi shtëpitë e tyre, pavarësisht deklarimeve për fonde dhe rindërtim nga autoritetet.

Sipas denoncimeve të banorëve, procesi i rindërtimit nuk është finalizuar dhe shumë prej familjeve mbeten ende në kushte të vështira, pa strehim të qëndrueshëm dhe pa mbështetje të mjaftueshme shtetërore.

Ata shprehen se bonuset e qirasë janë ndërprerë prej kohësh dhe nuk kanë marrë alternativa të tjera strehimi.

LEXO EDHE: Si po vidhen fondet e Rindërtimit/ 78 raste abuzimi vetëm në Rrogozhinë

Një banore 80-vjeçare, sipas familjarëve, prej vitesh jeton në kushte të vështira, duke pritur për përfitimin e fondit të miratuar për rindërtim, i cili sipas tyre nuk është vënë ende në dispozicion.

Banorët pretendojnë se pavarësisht vendimeve dhe fondeve të deklaruara, zbatimi në terren nuk ka ndodhur.

Një tjetër familje në zonën e Sinaballës thotë se për rindërtimin e banesës së saj është përballur me vonesa të gjata administrative, duke u detyruar të kalojë nga një institucion në tjetrin për të marrë lejet e nevojshme.

Banorët shprehen se prej shtatë vitesh situata e tyre është mbajtur pezull mes institucioneve të pushtetit qendror dhe atij vendor, ndërsa zgjidhja konkrete ende mungon.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për përfundimin e procesit të rindërtimit dhe garantimin e strehimit të sigurt për familjet e mbetura pa banesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco