Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

Rezoluta e kuvendit me votat e opozitës rrëzoi planin me Vuçiçin për BE-në, Kasmi: Rama nuk e do integrimin Evropian

Rezoluta e kuvendit me votat e opozitës rrëzoi planin me Vuçiçin për BE-në, Kasmi: Rama nuk e do integrimin Evropian

09:34, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Parlamenti i Shqipërisë miratoi me konsensus një rezolutë që përcakton rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, por prapa unitetit fshihet një goditje e fortë politike ndaj projektit të kryeministrit Edi Rama. Ky akt, i mbështetur edhe nga 83 votat e mazhorancës socialiste, interpretohet si një rrëzim i plotë i një plani alternativ të kreut të qeverisë për integrimin evropian.

Në qendër të debatit qëndron një projekt i artikuluar më herët nga kryeministri Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Rezoluta e miratuar mbrëmë nga Kuvendi i kundërvihet tërësisht këtij vizioni. Sipas gazetarit Bledi Kasmi që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, në të theksohet se procesi i integrimit duhet të bazohet ekskluzivisht mbi merita dhe të synojë anëtarësimin e plotë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që gëzojnë vendet e tjera anëtare. Ky vendim e detyron kryeministrin t'u kthehet binarëve zyrtarë të procesit, duke braktisur idetë për një rrugë alternative apo anëtarësim të pjesshëm.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Kasmi se e shikonte këtë zhvillim si një lëvizje të imponuar nga partnerët europianë, të cilët e kanë detyruar Ramën të tërhiqet nga projekti i tij. Sipas tij, kryeministri nuk e dëshiron realisht anëtarësimin e plotë, pasi ai do të sillte një kontroll më të rreptë ligjor, standarde të larta për zgjedhjet dhe një luftë të pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Beldi Kasmi: Mendoj që rezoluta e parlamentit, shqiptar që u miratua pas raportit të Parlamentit Europian është vërtet e rëndësishme.

Flavio Qarri: A ishte një fitore për Ramën, për opozitën apo për Shqipërinë?

Bledi Kalmi: Unë mendoj që nuk është se kemi ndonjë fitore të madhe, as për njërën palë, as për tjetrën, sepse rezolutat janë të rëndësishme, por do të shikojmë se çfarë dizenjohet në këtë rezolutë. Është shumë e rëndësishme. Për të parën herë në këto, në këto 12 muajt e fundit të këtij parlamenti të ri, jo që kemi një rezolutë me konsensus, por për të parën herë, ky parlament, me 83 votat të Ramës, rrëzon Ramën.

Si e rrëzon Ramën? Atëherë, projekti i Ramës për në Bashkimin Evropian, që e cituat dhe ju, përmes një letre që ka bërë me Vuçiçin në mediat gjermane, ka qenë që Shqipëria të pranohet në Bashkimin Evropian pa të drejtë vetoje. Që Shqipëria të jetë atje vetëm për marrëveshje tregtare. Pra, të ketë një ulëse në tryezën e Bashkimit Evropian pa vendimmarrje. Dhe kjo është ofendimi më i madh që mund t'i bëhet një vendi si Shqipëria.

Dhe vlera e kësaj rezolute të miratuar mbrëmë rrëzon pikërisht këtë projekt të Ramës dhe Vuçiçit, që Shqipëria të jetë në Bashkimin Evropian një vend pa vendimmarrje, pa votë. Thjesht fiktive. Kjo është rrëzuar mbrëmë dhe vlera më e madhe e asaj rezolute ka qenë, për mendimin tim, pikërisht kjo, sepse thotë që procesi duhet të jetë i bazuar në meritë dhe me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Flavio Qarri: Pra, e detyroi parlamenti kryeministrin që të kthehet në binarët...

Bledi Kasmi: Ka vendosur një rezolutë, e cila rrëzon projektin Rama-Vuçiç për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është, rrëzuar. Vlera e parë.

Vlera e dytë është tjetra, që parlamenti do të mbikëqyrë nga data e nesërme, do të mbikëqyrë të gjithë procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, të gjithë negociatat.

Flavio Qarri: Që do të thotë, do marrë një rol dhe opozita?

Bledi Kasmi: Pra, pikërisht, sepse këtu jemi te roli i opozitës, i cili ju imponua Ramës nga Bashkimi Evropian, sepse me dëshirën e tij ai nuk do ta bënte kurrë.

Pra, vlera e saj është, e kësaj rezolute mbrëmë, është shumë më e madhe politike po ta shohim në objeksionet politike që kishte vendosur Rama në drejtim të Bashkimit Evropian. Praktikisht, parlamenti mbrëmë me votat e Ramës, me miratimin e Ramës, ka rrëzuar Ramën dhe projektin e tij.

Flavio Qarri: Po kundërshtoni pak edhe linjën e Top Channel-it që thoshte një telefonatë Basha-Bardhi-Balla... por e shikoni që telefonatën e kanë bërë evropianët domethënë.

Bledi Kasmi: Unë besoj që Rama është detyruar të ulë kokën në këtë rast nga partnerët e Bashkimit Evropian.

Dhe të marrim një, të bëjmë një pyetje tjetër. A i intereson Ramës Bashkimi Evropian sot, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian sot? Sepse ne e kemi qasjen e gabuar. Ne themi që Bashkimi Evropian ose Evropa ose Brukseli po refuzon Ramën. Në gjykimin tim nuk është kështu. Në gjykimin tim është që Rama nuk e do anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Prandaj erdhi dhe ajo letra me Vuçiçin, që tha, na pranoni aty, ne të jemi në tryezë, të themi sikur jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, por mos kemi detyrime ndaj jush. Sepse anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të sillte patjetër një monitorim, do të vendoste një kornizë rregullash ligjore të forta. Po a është i gatshëm Rama t'i, pranojë ato?

T'i bëjmë një pyetje tjetër. A është i gatshëm Rama të pranojë zgjedhje të lira? Sepse një vend anëtar i Bashkimit Evropian do të kishte standarde shumë të larta sa i përket zgjedhjeve. A mund të respektojë Rama një drejtësi të pavarur? A mund të heqë dorë nga krimi i organizuar dhe kartelet? A mund të heqë dorë nga pastrimi i parave? Nëse futesh në Bashkimin Evropian dhe je pjesë e Bashkimit Evropian, ti do të heqësh dorë nga të gjitha këto. Nuk mund të jesh edhe në Bashkimin Evropian dhe të qeverisësh me kartelet. Të jesh edhe në Bashkimin Evropian, të manipulosh edhe zgjedhjet. Pra, Rama nuk e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe është shumë i sinqertë. Është shumë i sinqertë në atë që thotë në letrën e shkruar me Vuçiçin. Ne nuk e duam Bashkimin Evropian me të drejta të plota, ne e duam për fasadë dhe ta përdorim këtë fasadë për qëllimet tona politike. Kjo është e para. Dhe e dyta, të bëjë një lloj sateliti të Beogradit, në një kohë që vetë Beogradi bën satelitin politik të Rusisë në Evropë dhe të Kinës ekonomikisht në Evropë. Pra, Rama ka planin e dytë, të jetë satelit i këtij sateliti, Beogradit…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco