Safe Journalists Albania shpreh shqetësim për incidentin ndaj ekipit të Syri TV gjatë protestës së Partisë Demokratike në Tiranë më 8 maj 2026.
Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë nga protesta, ekipi mediatik u prek nga përdorimi i ujit me presion nga policia.
Gazetarja Marsi Korreshi i tha Safe Journalists Albania se u godit dy herë nga uji me presion në distancë shumë të afërt dhe në drejtim të fytyrës, ndërsa goditja e dytë erdhi papritur dhe e rrëzoi në tokë.
U bëjmë thirrje autoriteteve që, gjatë menaxhimit të protestave, të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe operatorëve në terren dhe të sigurojnë që masat për kontrollin e turmave të mos pengojnë punën e medies për informimin e publikut.
© SYRI.net