Berisha: Po të kishte zë, Shqipëria do të thërriste më shumë se kurrë shqiptarët që ta shpëtojnë nga këta hajna

Berisha: Po të kishte zë, Shqipëria do të thërriste më shumë se kurrë shqiptarët që ta shpëtojnë nga këta hajna

13:55, 09/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik, ndërsa akuzoi qeverinë për varfërimin e qytetarëve dhe shkatërrimin e vendit.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u ndal te gjendja e pensionistëve dhe bëri thirrje për reagim qytetar kundër asaj që e cilësoi si “regjim pa moral” që po rrënon të ardhmen e shqiptarëve.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Duke përfunduar, ju uroj të gjithëve ju që ndoqët, të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë ditën e Europës. Shpreh një mirënjohje të pakufijshme ndaj kombeve anëtare të Bashkimit Europian, institucioneve të këtij bashkimi për ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Por theksoj se, kjo ditë na zënë ne në një udhëkryq të rrezikshëm.
Theksoj dhe njëherë se sot, po të kishte zë, Shqipëria do të thërriste më shumë se kurrë shqiptarët që ta shpëtojnë nga këta hajna të shpifur, pa moral, të cilët po gërryejnë dhe rrënojnë në mënyrë të pamëshirë qenien e këtij kombi, të rinjtë e këtij kombi. 
Po shpërfytyrojnë të moshuarit e këtij kombi, pensionistët, ata që me lumenjtë e djersës kanë ndërtuar këtë Shqipëri. Sot trajtohen absolutisht shumë më poshtë se niveli i kafshëve shtëpiake në shpenzime. 
Ky mashtrues ordiner, i pamoral, që u zotua se do t'ia do t'ia u indeksojë pensionin pensionistëve, që bëri ligjin që detyron INSTAT-in të nxjerrë veças efektin e inflacionit mbi shportën e mallrave bazë, në mënyrë që t'i indeksohen pensionistët mbi atë bazë. 
E fsheh këtë indeksim që bën. Lekët shpenzohen, indeksimi bëhet, po ua fsheh pensionistëve. Dhe tani ka hequr dorë nga indeksimi. 
Ka hequr dorë nga indeksimi në një kohë kur kur mbi 100 mijë shqiptarë marrin pension ndër 100 euro. Në një kohë kur 490.000 shqiptarë marrin pension të pjesshëm dhe jo të plotë. 
Në një kohë kur sot me pensionin që merr, pensionisti nuk blen dot absolutisht as 40% të atyre që blinte në vitin 2013 me pensionin mesatar 140.000 lekë. 
As 40% e tyre s'i blen. Pra, dhe të gjitha këto, ky përpiqet t'i përmbledhë, po jep bonuse. Sa janë bonuset që jep ky? Bonuset që jep ky janë 8 euro. Janë 2 kile domate. 
Nuk ka tallje më të madhe, në një kohë kur ligji e detyron këtë që dhe para atij çmimit të tmerrshëm të domateve t'i paguajë. 
Duhet të ngrihemi! Duhet të ngrihemi me guxim të madh dhe këta gra dhe burra që dalin prej 8 herësh në kryengritje, duhet të jenë frymëzim. 
Këta luftojnë për çdo shqiptar. Ndaj dhe ta vazhdojmë këtë betejë të sigurt se Edi Rama është i plagosur për vdekje dhe ai mund të qëndrojë në pushtet vetëm në qoftë se e lejojmë ne. 
Dhe kjo do ishte përgjegjësi e pafalshme e opozitës dhe e shqiptarëve para vetes së tyre, para të ardhmes së fëmijëve të tyre. 
Ne nuk do ta lejojmë atë. 
Faleminderit dhe në protestën tjetër, shumë shpejt do u komunikojmë ditën, të bashkohemi përsëri në si të pamposhtur kundër këtij regjimi që meriton që ka humbur çdo legjitimitet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco