Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një videomesazh me rastin e Ditës së Evropës, iu drejtua qytetarëve të Shqipërisë, duke i cilësuar ata si “anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian”.
Në mesazhin e tij, Costa tha se Dita e Evropës shënon projektin e përbashkët evropian, kur vendet themeluese të BE-së zgjodhën unitetin në vend të ndarjes dhe bashkëpunimin në vend të konfliktit, për të ndërtuar një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti pas Luftës së Dytë Botërore.
“Ju drejtohem si anëtarë të ardhshëm të BE. Në ditën e Europës, ne festojmë projektin europian. Kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen, ata vendosen të ndërtojnë të ardhmen dhe lirinë mbi hirin e Luftës së Dytë botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është europiane. Po bëhet punë e madhe për ta bërë realitet BE. Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në negociata, gjatë vitit të kaluar. Inkurajojmë që të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë të ardhmen europiane. Rroftë Europa!”.
Listen to the message of the President of the European Council, António Costa, to the citizens of Albania on Europe Day: Albania’s future is in the European Union.
Happy Europe Day! 🇪🇺#EuropeDay2026 pic.twitter.com/CTqxyc3e6B
Ai theksoi se Bashkimi Evropian beson se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, duke vlerësuar përparimin e vendit në procesin e negociatave gjatë vitit të fundit.
Costa gjithashtu inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë me ritmin e reformave, duke shtuar se së bashku do të ndërtohet një e ardhme e përbashkët evropiane.
Me mesazhe të ngjashme, Costa u është drejtuar edhe vendeve të tjera aspiruese për në BE, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.
© SYRI.net