‘Do rrëzojmë Edi Ramën’/ Gazetari i SYRI-t kap gafil civilët e Ramës, ata mashtrojnë se janë protestues

22:05, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj ka kapur gafil 2 grupe civilësh të cilët janë vendosur përballë selisë së Partisë Demokratike, në pritje për të arrestuar protestuesit paqësorë.

Gjatë momentit që Gjinaj i afrohet grupit të parë, që sipas burimeve janë drejtues të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ata mashtrojnë se janë protestues dhe se po protestonin për të rrëzuar Edi Ramën.

Gjithashtu një tjetër grup civilësh ndodhej pak metra më tutje dhe sipas informacioneve shërbejnë në Komisariatin Nr. 2 të Tiranës, gjithashtu kanë mashtruar se janë protestues, ku madje njëri prej tyre u shpreh se ka ardhur të ‘protestojë për PD-në e Berishës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco